Rezultatet e një sondazhi në internet të kryer në Shtetet e Bashkuara treguan se çdo i dymbëdhjeti fëmijë në Shtetet e Bashkuara mund të ketë një alergji ushqimore. U zbulua gjithashtu se më shumë se një e treta e fëmijëve me alergji ushqimore kishin një formë të rëndë alergjie.
Kështu, tetë përqind e fëmijëve kishin një alergji nga ushqimi të diagnostikuar ose simptoma të ngjashme që tregonin se kanë një alergji. Fëmijët ishin kryesisht alergjikë ndaj kikirikëve, qumështit dhe guacave.
Ajo që ishte interesante, nuk ishte vetëm ajo sa fëmijë kishin alergji nga ushqimi, por sa të rënda ishin këto alergji, nëse ato shkaktonin bllokim të rrugëve të frymëmarrjes apo rënie të presionit të gjakut. Kështu, u zbulua se dy nga pesë fëmijë që kishin një alergji nga ushqimi ishin në rrezik për jetën për shkak të një reaksioni të rëndë të alergjikë.
Reaksionet e rënda alergjike ishin më të zakonshme tek fëmijët më të rritur, ndoshta për shkak se prindërit janë më të kujdesshëm me fëmijët më të vegjël dhe kështu ata vështirë se vijnë në kontakt me alergjenët e mundshëm.
Burimi: Pediatrics
Përktheu dhe përshtati:S.N