ÇDO SEKONDË ËSHTË E RËNDËSISHME: Këto shtatë simptoma mund t’ju tregojnë arrestin kardiak

Mjekët ju shpjegojnë se çfarë duhet të bëni kur keni arrest kardiak dhe pse ndodh.

Arresti kardiak nuk ndodh vetëm tek të rriturit dhe njerëzit e sëmurë, por është një gjendje fatale që mund të çojë në vdekje të papritur kardiake nëse nuk trajtohet brenda pak minutash. Duke qenë se rreth 80% e arresti kardiak ndodh jashtë spitalit, më së shpeshti në shtëpi, ekziston mundësia që secili prej nesh të jetë dëshmitar i një arresti kardiak një herë në jetë dhe ajo viktimë mund të jetë një person i afërt i yni.

Arresti kardiak është një gjendje në të cilën zemra ndalon së pompuari gjakun, trupi mbetet pa oksigjen dhe lëndë ushqyese dhe për disa minuta personi mund të vdesë. E vetmja procedurë me të cilën mund të parandalohet është thirrja e shpejtë e ndihmës mjekësore urgjente dhe fillimi i reanimacionit.

Që në momentin kur një person kalon në arrest kardiak, mundësia e mbijetesës ulet me 10% për çdo minutë gjatë së cilës nuk kryhet apo bëhet në ato momente reanimacioni. Pas vetëm katër minutash të arrest kardiak, truri dëmtohet në mënyrë të pakthyeshme dhe pas 10 minutash personi nuk ka pothuajse asnjë shans për të mbijetuar.

Shpesh mendohet se në fakt bëhet fjalë për atak kardiak apo për infarkt, por kjo nuk është e vërtetë. Ekspertët e klinikës Majo thonë: “Arrestimi akut kardiak nuk është sulm në zemër. Sulmi në zemër ndodh kur qarkullimi i gjakut në zemër bllokohet pjesërisht, por kjo mund të shkaktojë ndryshime në zemër që mund të çojnë në arrest kardiak.

A BËNI PJESË NË GRUPËN E RREZIKUT?

Të gjithë janë në rrezik, por ka mënyra për të parandaluar arrestin kardiak duke lënë duhanin, duke reduktuar konsumimin e alkoolit, duke mbajtur një peshë të shëndetshme dhe duke vizituar rregullisht një mjek.

“Mund t’i ndodhë kujtdo në çdo kohë, është një proces ku zemra nuk rreh siç duhet ose ndalon së punuari dhe është një urgjencë absolute dhe trajtim nga një mjek”, thotë Dr.Eli Friedman, kardiologe sportive.

Dr. Xhejn Morgan, një kardiologe nga Atlanta thotë se bëhet fjalë për një ndërprerje mekanike  të aktivitetit të zemrës,  konkretisht ndërprerje e qarkullimit të gjakut, ndërsa Dr. Fridman thotë se ka shumë arsye për këtë raste, por se ato mund të jenë tashmë sëmundje të rëndomta të zemrës.

SIMPTOMAT QË MUND TË TREGOJNË NJË ARREST KARDIAK

Ekspertët nga Klinika e Clivlend deklarojnë se në më shumë se 50 për qind të rasteve, arresti i papritur kardiak ndodh pa simptoma të mëparshme, por ndonjëherë mund të paraprihen nga:

  1. Humbja e vetëdijes
  2. Rrahjet e shpejta të zemrës
  3. Dhimbje të gjoksit
  4. Marramendje
  5. Turbullira
  6. Frymë e shkurtër
  7. Nauze dhe të vjella

Këto mund të zbulojnë problemet e zemrës dhe ekspertët nga Klinika Majo tregojnë se cilat shenja mund të zbulojnë arrestin kardiak:

  1. Humbja e vetëdijes
  2. Humbja e pulsit
  3. Ndërprerja e frymëmarrjes

ÇDO SEKONDË ËSHTË E RËNDËSISHME!

Doktor Morgan nënvizon se arresti kardiak nënkupton ndërprerje të papritur të zemrës, ndërprerje të frymëmarrjes dhe humbje të vetëdijes, të gjitha këto mund të ndodhin brenda gjashtë sekondave. Kjo është arsyeja pse ndihma urgjente mjekësore nga një mjek është e nevojshme menjëherë, dhe duke qenë se mund t’i ndodhë në çdo kohë kujtdo, është e rëndësishme të njihni simptomat për shkak të një reagimi të shpejtë, sepse me të vërtetë mund të shpëtojë një jetë.

Dr. Fridman shpjegon: “Shanset për mbijetesë varen edhe nga etiologjia e arrestit kardiak, shanset janë më të larta nëse ndihma mjekësore merret brenda tre minutave të para nga fillimi i simptomave, kështu që çelësi është njohja e simptomave të kusht që të përgjigjemi në kohë”.