Çfarë çrregullimi është autizmi?

Personat autik kanë probleme me komunikimin jo-verbal dhe problemet me ndërveprimin shoqëror dhe aktivitetet që përfshijnë elemente të lojës.

Autizmi është çrregullim i trurit i cili ndikon në komunikimin dhe lidhjen e individit me mjedisin. Shenjat e para të kësaj gjendje shfaqen në fëmijërinë e hershme. Simptomat mund të jenë të lehta, ndonjëherë të panjohura dhe mund të ndryshojnë shumë. Ekspertët thonë se autizmi shfaqet në tre vitet e para të jetës. Kjo gjendje është rezultat i një çrregullimi neurologjik, i cili ka ndikim mbi funksionet normale të trurit dhe mbi komunikimin dhe aftësitë shoqërore.

Personat autik kanë probleme me komunikimin jo-verbal dhe problemet me ndërveprimin shoqëror dhe aktivitetet që përfshijnë elemente të lojës.

Kështu, disa fëmijë kanë frikë të bisedojnë me njerëz të tjerë nga mjedisi, ndërsa disa të tjerë kanë aftësi të jashtëzakonshme në lëmi të caktuara. Autizmi shfaqet tek një në 88 fëmijë, edhe atë tek djemt pesë herë më shumë se sa tek vajzat.

Shkencëtarët ende nuk e dinë se cili është shkaku i vërtetë i autizmit, por ekzistojnë disa dëshmi se gjenet luajnë rol kyç. Është vërtetuar se prindërit që kanë fëmijë që vuan nga autizmi, kanë 19% gjasa që edhe fëmija tjetër të vuajë nga sëmundja e njëjtë, ndërsa rreziku rritet proporcionalisht me secilin prej tyre.

SIMPTOMAT

Para se fëmija të mbush tre vjet, kushtojini vëmendje simptomave të autizmit. Disa fëmijë zhvillohen normalisht deri në periudhën 18 deri në 24 muaj, dhe pastaj ndalojnë së zhvilluari ose humbin plotësisht disa prej aftësive të fituara. Simptomat mund të jenë:

  • Përsëritja e lëvizjeve (trokitja);
  • Shmangia e kontaktit me sy dhe kontaktit fizik;
  • Progres i ngadaltë, i pashpjegueshëm në mësim;
  • Përsëritja e disa fjalëve ose frazave;
  • Shqetësim për shkak të ndryshimeve të vogla dhe të parëndësishme;

Por duhet theksuar se këto sjellje mund të shfaqen edhe tek një fëmijë që nuk vuan nga autizmi.

SHENJAT E HERSHME TË AUTIZMIT

Viti i parë

Fëmijët e kësaj moshe mund të jenë jashtëzakonisht shoqëror, prandaj është e mundur që shenjat e autizmit të njihen nga ndërveprimi me mjedisin. Në këtë moshë, simptomat e mundshme të autizmit përfshijnë:

  • mungesa e reagimit ndaj zërit të nënës;
  • fëmija nuk i përgjigjet emrit të tij;
  • shmangia e kontaktit sy më sy;
  • mungesa e shenjave të të folurit (pëshpëritja);
  • fëmija nuk qesh;
  • mungesa e reagimit ndaj stimujve social.

Foshnjat që shfaqin këto simptoma, jo domosdoshmërisht tregojnë shenja të autizmit, por nëse vëreni ndonjë prej këtyre shenjave, më së miri është që të konsultoheni me mjekun.

Viti i dytë

Simptomat e autizmit mund të dallohen shumë më lehtë gjatë moshës dy vjeçare. Shumica e fëmijëve fillojnë të shqiptojnë fjalët e para (të cilat jo domosdoshmërisht duhet të shqiptohen siç duhet) dhe me gisht tregojnë për gjërat që ju tërheqin vëmendjen.

Simptomat e autizmit gjatë kësaj periudhe mund të jenë:

  • asnjë fjalë e shqiptuar deri në moshën 16 muajshe ose më shumë;
  • mungesa e interesit për të luajtur në moshën 18 muajshe ose më shumë;
  • asnjë fjali e shqiptuar e cila përmban të paktën dy fjalë në moshën 2 vjeçare ose më shumë;
  • mungesa e aftësisë për të folur;
  • mungesa e interesit për t’u angazhuar në lojë.

Simptoma të tjera – Fëmijët që vuajnë nga autizmi ndonjëherë shfaqin simptoma fizike, përfshirë edhe problemet me zbrazjen (kapsllëkun dhe diarrenë) ose probleme me gjumin. Fëmija që vuan nga autizmi mund të ketë edhe koordinim të dobët të trupit, i cili mund të vërehet në aktivitetet e përditshme (vrapim, ngjitje.).