Çfarë do të thotë aktiviteti fizik për personat e moshës 60 vjeçare?

Aktiviteti i rregullt fizik dhe i moderuar tek personat e moshës 60 vjeçare shoqërohet me zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Aktiviteti i rregullt fizik i moderuar tek personat e moshës 60 vjeçare shoqërohet me zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës. Të dhënat e mbledhura nga 1622 të anketuar të moshës 60 deri 64 vjeç, treguan se kjo i referohet aktiviteteve të tilla si kopshtarisë ose shëtitjeve të lehta.

Rreziku i sëmundjeve të zemrës u monitorua me anë të përcaktimit të pranisë së biomarkerëve në gjakun e të anketuarve, ndërsa rezultatet u botuan në “Journal of the American Heart Association”.

Aktiviteti fizik ka efekt mjaft pozitiv mbi shëndetin e të moshuarve

Shkencëtarët britanikë të Universitetit të Bristol-it raportuan se, vazhdimi i kohëzgjatjes mesatare të aktivitetit fizik shoqërohet me uljen shtesë të pranisë së biomarkerëve të monitoruar.

Ekspertët, shumicës së njerëzve u rekomandojnë 150 minuta aktivitet fizik të moderuar në javë.