Çfarë duhet të bëni, dhe çfarë nuk duhet bëni me qëllim që të mbroheni nga koronavirusi

Karantina është izolim i përkohshëm që u imponohet njerëzve, anijeve ose kafshëve që vijnë nga zonat e prekura nga infeksioni.

Gjashtëmbëdhjetë milion njerëz janë vendosur në karantinë gjatë natës në Italinë veriore, që është e prekur më rëndë nga përhapja e koronavirusit. Masa të ngjashme janë marrë më herët në qytetin kinez Wuhan, qytet me një popullsi prej 11 milion banorë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Itali, përfshirë edhe natën e kaluar është 7.375, ndërsa vetëm për një ditë numri i viktimave është rritur nga 233 në 366, një rritje prej 57% dhe më e madhja që nga shpërthimi i koronavirusit në botë.

  • Karantina është izolim i përkohshëm që u imponohet njerëzve, anijeve ose kafshëve që vijnë nga zonat e prekura nga infeksioni.
  • Kordoni sanitar është bllokim i plotë i hyrjes dhe daljes nga një zonë e tillë.
Për momentin është paralajmëruar që zona e kuqe në pjesën më të prekur në veri të Italisë do të shpallet deri më 3 prill.

Shërbimet e shëndetit publik i këshillojnë njerëzit të jenë të përgatitur, por jo të shkaktojnë panik të panevojshëm për shfaqjen e koronavirusit.

JA ÇFARË MUND TË BËNI DHE ÇFARË NUK DUHET TË BËNI PËR TË MBROJTUR VETEN:

PO. Lani duart tuaja për të paktën 20 sekonda, disa herë në ditë. Përdorni sapun dhe ujë, si dhe dezinfektues që përmbajnë së paku 60% alkool:

  • Para gatimit
  • Pas përdorimit të tualetit
  • Pasi të keni fryrë hundën, kolliteni ose teshtini

MOS i prekni sytë, hundën dhe gojën me duar. Nëse dikush në afërsinë tuaj ka qenë në kontakt me virusin, shumë lehtë mund të transmetoni virusin përmes prekjes.


PO. Mësoni të gjitha simptomat e ngjajshme me gripin:

  • Temperaturë
  • Kollë
  • Vështirësi në frymëmarrje

MOS mbani maskë përveç se nëse jeni i sëmurë. Maskat i mbrojnë të tjerët nga përhapja e virusit te një personi të infektuar, por nëse jeni i shëndetshëm, ndryshe nuk do ju ndihmojë.


PO. Mendoni për këtë, ndoshta vendet publike duhet të shmangen nëse jeni mbi 60 vjeç, keni probleme shëndetësore… Tani dihet që grupet e rrezikuara janë të moshuarit, ata me probleme të zemrës, sistemin e frymëmarrjes dhe diabetin.

MOS udhëtoni nëse keni temperaturë. Nëse sëmureni gjatë fluturimit, menjëherë informoni autoritetet. Kur të ktheheni në shtëpi, kontaktoni menjëherë mjekun tuaj.


MOS udhëtoni në vendet ku është i përhapur infeksioni

MOS bëni panik. Në këtë pikë profesionistët rekomandojnë që rreziku i infeksionit është akoma minimal


PO. Përgatitni rezerva ushqimi në shtëpi, nëse njëri prej anëtarëve sëmuret dhe duhet të jetë në izolim

ÇFARË DUHET TË BËNI DHE ÇFARË NUK DUHET TË BËNI NËSE NUK NDJEHENI MIRË

PO. Kërkoni ndihmë nëse keni temperaturë, kollë dhe keni vështirësi në frymëmarrje. Në këtë rast, mos shkoni në klinikën më të afërt, por telefononi mjekun, shërbimin profesional, sos numrin e telefonit për t’ju shpjeguar protokollin.

PO. Kolliteni dhe teshtini në dorë ose facoletë, e cila hidhet menjëherë dhe pastaj lahen duart.

MOS u shoqëroni me miqtë dhe kafshët shtëpiake nëse dyshoni se kanë virus. Për të mbrojtur veten, mos flini pranë kafshëve shtëpiake ose një personi të sëmurë, hani veçmas dhe përdorni tualete të veçanta.

PO. Përdorni maskë në mënyrën e duhur kur jeni në afërsi të shumë njerëzve

MOS pini antibiotikë. Ato veprojnë vetëm tek bakteret, jo tek viruset.