Sulmi i panikut përjetohet si mposhtja befasuese e simptomave të ndryshme fizike, si: mungesa e ajrit, ngërçe të muskujve dhe të përziera. Ndiqen ankth të madh. Mirëpo, nëse në atë moment personi kontrollohet nga mjeku, ekzaminimet do të tregojnë se me shëndetin e tij çdo gjë është në rregull. Sulmet e panikut zakonisht shoqërohen nga frustrimi dhe ndjenja e mungesës së shpresës për shkak të mungesës së informacionit ose mungesës së shkakut të qartë të asaj që po ndodh.
Mjekët thonë se pranimi i çrregullimit të panikut, nënkupton zvogëlimin e ashpërsisë së pasojave të cilat personi i përjeton.
Edhe pse analizat mjekësore do të tregojnë se shëndeti i pacientit është në gjendje të mirë, shqyrtimi është i rëndësishëm për arsye të tjera. Personi do të jetë i bindur se me të vërtetë bëhet fjalë për sulme paniku dhe jo për ndonjë sëmundje tjetër. Kontroll i rregullt shëndetësor mund t’i ndihmojë pacientit të refuzojë frikën irracionale të vdekjes, e cila shfaqet shpesh gjatë sulmit të panikut. Profesionistët njëkohësisht mund të bëjnë dallimin midis sulmeve të panikut të rastit dhe çrregullimeve të panikut, gjë që zakonisht përfshin trajtim psikoterapeutik ose farmakologjik. Këto episode janë pjesërisht simptoma të gjendjeve të tjera shëndetësore, si mosfunksionimi i gjëndrës tiroide ose reaksioni laktik.
Informimi mbi simptomat është i rëndësishëm, sepse në këtë mënyrë, personi do të jetë në gjendje të bëj dallimin midis panikut dhe sulmit në zemër, reaksionit alergjik ose ndonjë problemi tjetër serioz. Njohja e një sulmi paniku jep mundësinë për të marrë vendimin e duhur. Diagnozën përfundimtare nëse personi vuan nga sulmet e panikut e jep mjeku specialist në atë fushë.
Këto janë simptomat karakteristike të një episodi paniku:
- Rrahje zemre jo e rregullt;
- Marramendje dhe përkeqësim;
- Mungesa e ajrit;
- Ngulfatje dhe të përziera;
- Dridhje dhe djersitje;
- Lodhja dhe dobësimi i muskujve;
- Dhimbje në kraharor ose acidet të shtuar;
- Dhimbje të muskujve;
- Ndryshime drastike të temperaturës trupore (nxehtë-ftohtë);
- Ndjesi shpimi gjilpërash te duart dhe këmbët;
- Frika se po çmendeni;
- Frika se po vdisni ose se jeni i sëmurë rëndë.
Sulmi i panikut zakonisht është reaksioni fizik ndaj frikës (qoftë frika e vetëdijshme ose jo e vetëdijshme) dhe e njejta shoqërohet me simptoma fizike të pazakonta si reagim ndaj kësaj frike.
Nëse ndjeni se do të përjetoni një sulm paniku, mund të vendosni kontroll më të madh mbi aplikimin e teknikave të thjeshta të frymëmarrjes dhe relaksimit. Në këtë mënyrë, mos prisni që të zotëroni teknikën gjatë përjetimit të sulmit, përkundrazi, është e preferueshme që këtë ta praktikoni derisa jeni të qetë dhe në gjendje normale mendore. Ushtrimi i këtyre teknikave dy herë në ditë nga 10 minuta, mund të bëjë ndryshim të rëndësishëm në incidencën e sulmeve dhe të zvogëlojë ashpërsinë e tyre.