Ndoshta nuk mund keni menduar shumë për vezoret (vetëm përveç faktit nëse përpiqeni të mbeteni shtatzënë), por ato janë organe shumë të rëndësishme në trup. Në pamje të parë këto janë organe shumë të imëta, por shumë të mëdha kur bëhet fjalë për funksionin e tyre. Kjo është arsyeja pse ju duhet t’i dini këto katër gjëra për ta.
Prodhojnë shumë hormone
Ovaret sekretojnë estrogjen dhe progesteron, hormone që janë përgjegjëse për zhvillimin e trupit të femrës gjatë pubertetit. Këto hormone janë gjithashtu përgjegjëse për përgatitjen e mitrës për shtatzani. Dhe jo vetëm kaq – vezoret gjithashtu ndihmojnë në mbajtjen e shëndetshme dhe të fortë të libidos.
E ndryshojnë madhësinë
Ndryshe nga shumica e organeve, vezoret jo gjithmonë janë me madhësi të njëjtë, pasiqë ato ndryshojnë gjatë periudhave të ndryshme të jetës. Nga muaji në muaj, ato ndryshojnë gjatë ovulacionit, që do të thotë se kohë pas kohe ato rriten. Por kjo është e përkohshme, pasiqë ato përsëri zvogëlohen pasi të hyni në menopauzë.
Mund të jenë nën stres
Vezoret tuaja mund të jenë nën stres, sepse kur trupi është nën presion, ata e ndjejnë atë dhe kjo gjë ndikon tek ato. Nëse keni përjetuar stres (keni pësuar ndarje, ndjeheni psiqikisht keq ose jeni dobësuar), ka shumë gjasa që kjo që të reflektohet edhe tek vezoret. Ajo çka është veçanërisht e rëndësishme të theksohet është se, në një situatë të tillë është shumë e vështirë të realizohet shtatzënia e dëshiruar.
Mund të shkaktojë ndryshime në trup
Duke pasur parasysh se ata luajnë rol të madh dhe të rëndësishëm në balancën hormonale, ato mund të ndikojnë në rritjen e qimeve në zona të pazakonta, si dhe të shkaktojnë akne dhe puçrra. Megjithatë, e mira e kësaj është se këto janë probleme të zgjidhshme, nëse drejtoheni në kohë tek mjeku.