Çfarë duhet të dini për vitaminën H?

A keni dëgjuar për Vitaminën H? Ndoshta e keni hasur me emrin tjetër - biotinë? Pse është e dobishme biotina dhe çfarë duhet të dini për të.

Biotina është në fakt një tjetër emër për vitaminën B7. Kryesisht, ajo lidhet me proceset fiziologjike në trup, duke shërbyer si tregues i funksionimit të duhur të mëlçisë. Biotina vepron si katalizator i reaksioneve vitale metabolike, merr pjesë si koenzim në sintezën e disa acideve yndyrore dhe në konvertimin e acidit folik.

Vitamina H gjithashtu e rregullon metabolizmin e yndyrës, kontribuon në ndërtimin e indeve të muskujve, zvogëlon kolesterolin e keq, përshpejton metabolizmin dhe tonizon trupin. Një nga detyrat kryesore të biotinës është të sigurojë rritjen e duhur. Ndihmon në sintezën e ADN, ARN dhe acidit nukleik. Kjo vitaminë është veçanërisht e rëndësishme për qelizat, pasi që është e nevojshme për rritjen e duhur dhe rigjenerimin. Bën pjesë në radhët e promotorëve të rritjes. Veçanërisht e rëndësishme është për rritjen e qelizave në të gjithë trupin. Biotina ndihmon në ruajtjen e nivelit adekuat të sheqerit në gjak. Personat me diabet përfitojnë nga kjo vitaminë sepse e stimulon reagimin e trupit ndaj insulinës.

Reflekton dukshëm në lëkurë, pasi që e ushqen, ndërsa rregullon edhe yndyrën e flokëve, i bën ato më të shëndetshëm dhe me shkëlqim, ndërsa thonjtë i forcon dhe parandalon zverdhjen e tyre.

Biotina gjendet në mish, produktet e qumështit, vezët, luleshtrydhet, shalqi, grejpfrut, rrush, kërpudha, arra, fasule, kikirikë, si dhe te ushqimet me një përqindje të lartë të acideve yndyrore omega-3 (salmon, ton, skumbri, harengë).

Vitamina H është e tretshme në ujë, që do të thotë se, nëse trupi nuk e përdor atë, ajo largohet me urinën. Ndryshe nga vitaminat tjera të cilat trupi i merr nga ushqimi, kjo vitaminë sintetizohet me ndihmën e baktereve të mira që gjenden në zorrën e trashë. Trupi ka nevojë për sasi të vogla të kësaj vitamine, megjithëse  është e pranishme në shumë artikuj ushqimor, organizmi është i aftë që ta prodhoj atë vetë, ndërsa shumë rrallë haset mungesa e vitaminës H në trup.

Mungesa e vitaminës H mund të shfaqet tek personat të cilët kanë qenë në terapi afatgjate antibiotike ose kanë qenë me infuzione për një kohë të gjatë. Sinjalet e para që mund të tregojnë mungesën e vitaminës H në organizëm janë humbja e oreksit, thonjtë e thyeshëm, ndryshimet në nivelin e sheqerit në gjak, dhimbjet e muskujve, lodhja, përgjumja…