Ju ka ndodhur që të ju bjerë niveli i sheqerit në gjak derisa ushtroni? Keni ndjerë dobësi, dhimbje në kokë dhe në trup? Kjo zakonisht ndodh sepse nuk keni ngrënë mjaftueshëm para se të stërviteni. Është vërtetuar se të ushqyerit e rregullt para stërvitjes, nuk është i rëndësishëm vetëm për ruajtjen e energjisë gjatë stërvitjes, por gjithashtu është i rëndësishme për sintezën e proteinave (rritjen e muskujve), por edhe për rikuperimin pas trajnimit.
PROTEINA DHE KARBOHIDRATE PARA STËRVITJES
Studimet tregojnë se konsumi i proteinave dhe karbohidrateve para stërvitjes kanë ndikim më të madh në rritjen e muskujve, sesa kur merren pas stërvitjes. Gjatë stërvitjes, nivelet e rritura të proteinave dhe karbohidrateve i mundësojnë organizmit shpërndarje më të madhe të aminoacideve në muskuj. Kjo çon në rritjen më të shpejtë të muskujve sesa kur i merrni ato pas stërvitjes. Merrni ushqime të lehta dhe të pasura me karbohidrate, si dhe proteina shtesë rreth 15 deri 45 minuta para stërvitjes, me qëllim që nxisni rritjen e muskujve dhe energjinë totale.
SMOOTHIE PAS STËRVITJES
Vakt ideal pas stërvitjes është edhe përzierja e frutave dhe perimeve. Rekomandohet smoothie i përgatitur nga perimet me gjethe jeshile me shtojcë proteinash. Falë kësaj, trupi do të forcohet, ndërsa lodhja do të zvogëlohet.