Çfarë duhet të shmanget në stomakun bosh

Që të ndiheni mirë kur keni uri, ekzistojnë disa gjëra të cilat duhet të shmangen, këshillon një ekip mjekësh të Institutit të ushqimit dhe jetë së shëndetshme nga Moska.

Megjithëse vazhdimisht jemi të rrethuar nga shumë dyqane, restorante, fast food dhe ushqime një hap larg nga telefonat dhe laptopë tanë, ne shpesh nuk kemi kohë për të ngrënë.

Ndjenja e urisë dhe stomaku i zbrazët është ndjenjë e pakëndshme dhe nganjëherë ndërhyn edhe në jetën e përditshme dhe gjumin.

Që të ndiheni mirë kur keni uri, ekzistojnë disa gjëra të cilat duhet të shmangen, këshillon një ekip mjekësh të Institutit të ushqimit dhe jetë së shëndetshme nga Moska.

Pirja e çajit dhe kafesë

Çdo i dyti person e fillon mëngjesin me konsumimin e njërës prej këtyre pijeve në stomakun bosh. Konsumi i kafesë e rrit shpejt aciditetin, gjë që çon në çrregullimin e  stomakut dhe siklet gjatë gjithë ditës. Konsumi i çajit në stomak bosh mund të shtyp sekretimin e lëngut të stomakut.

Tabletat

Ndonëse disa ilaçe merren në stomak bosh, për shumicën prej tyre kjo është joproduktive. Marrja e tabletave në stomakun bosh mund të çojë shfaqjen e  ulçeres në stomak dhe të nauzeas.

Konsumimi i alkoolit

Alkooli përhapet shumë shpejt në gjak dhe shkakton zgjerimin e enëve të gjakut. Kjo gjë çon në uljen e pulsit dhe tensionit të gjakut.

Udhëtimet

Udhëtimi me stomak bosh mund të çojë në nauze dhe dobësi të trupit. Por kjo gjë, nuk do të thotë që para se të udhëtoni të hani tepër. Konsumoni ushqime të lehta, por shmangni pijet e gazuara, brokolin, lulelakrën dhe lakrën.