Çfarë duhet të shmangni nëse keni probleme me kolesterolin e keq?

Me rregullimin e peshës trupore, aktivitetit të rregullt fizik, ndërprerjen e pirjes së duhanit dhe ndryshimin e mënyrës së të ushqyerit, mund të zvogëloni nivelin e kolesterolit të keq në gjak.

Niveli i lartë i kolesterolit të keq “LDL” në gjak konsiderohet si faktor kryesor për zhvillimin e obezitetit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe shkaktar kryesor i vdekjes nëpër vendet e zhvilluara. Niveli i rritur i kolesterolit në gjak, përgjithësisht ka të bëj me ushqimin jo të shëndetshëm plot me yndyrë dhe acide të të ngopura yndyrore. Me rregullimin e peshës trupore, aktivitetit të rregullt fizik, ndërprerjen e pirjes së duhanit dhe ndryshimin e mënyrës së të ushqyerit, mund të zvogëloni nivelin e kolesterolit të keq në gjak.

Shmangni ushqimet e skuqura

Cilat ushqime duhet t’i shmangni?

Nëse jeni mbipeshë ose keni nivele të larta të kolesterolit, është koha të mendoni se çfarë ushqime po futni në organizmin tuaj dhe të mësoni të dalloni ushqimet e mira dhe të këqija. Ushqimet që duhet t’i shmangni janë: buka, ëmbëlsirat dhe pastat prej miellit të bardhë, mishi i kuq (mish viçi, qengji) dhe produkte të konservuara të mishit, organet e brendshme (veshkat, mëlçinë, trurin), si dhe ushqimet e skuqura dhe të përgatitura me shumë yndyrë. Pavarësisht faktit se peshku është i shëndetshëm, nëse e skuqni në vaj, nuk do t’ju ndihmojë në uljen e kolesterolit. Shmangni qumështin me yndyrë të plotë, kosin dhe djathin me përqindje të lartë të yndyrës dhe jo më shumë se katër vezë në javë. Krem supat e përgatitura me qumësht, ajkë ose yndyrë me origjinë shtazore, sigurisht nuk janë të preferueshme. Për fat të keq, është koha të harroni të gjitha llojet e ëmbëlsirave me përmbajtje të lartë të yndyrës dhe sheqerit, krofne, biskota, çokollatë qumështi dhe akullore qumështi.

Duke ndryshuar mënyrën e të jetuarit, sidomos zakonet e të ushqyerit, me rritjen e marrjes së fibrave përmes frutave, perimeve dhe drithërave me kokrra të plota, si dhe me shmangien e ushqimeve me yndyrë të lartë, do të bëni një hap të madh drejt shëndetit tuaj të mirë.

REKOMANDIME

Nëse e keni të hani një vezë për mëngjes, hani vetëm të bardhën e vezës. Pasurojeni mëngjesin me drithëra me kokrra të plota dhe bukë integrale. Pini vetëm qumësht të skremuar (deri në 1% yndyrë qumështi) dhe jogurt me pak kalori. Në vend të krem supave, hani supë pulë, viçi ose supë me perime. Në vend të skuqjes në vaj, mishin e bardhë të pulës ose mishin e gjeli të detit, peshkun, skuqeni në vaj ulliri. Dëshirën për ëmbëlsira zëvendësojeni me çokollatë të errët dhe lëng frutash natyral ose çaj. Kënaquni me frutat dhe perimet e freskëta ose frutat e thata që nuk kanë të shtuar sheqer.