Nëse ndonjëherë mendoni se për arsye të panjohura ndjeheni të harruar, hutuar dhe të humbur, ju mund të merrni frymë lirshëm. Ju nuk keni filluar të plakeni para kohe, as që jeni të vjetër apo të çmendur. Tashmë, më në fund, ekzistojnë dëshmi se si gjithmonë, fajtor për gjithçka është nëna natyrë.
Një hulumtim i kryer në Universitetin Concordia zbuloi se femrat shpesh kanë probleme me të mbajturit mend dhe përqendrimi, në faza të caktuara të ciklit menstrual. Hulumtimi tregoi se nivelet e larta të estrogjenit, i cili është më i lartë gjatë ovulacionit, e çrregullojnë përqendrimin dhe na shkëput vëmendjen nga ajo që po merremi në një moment të caktuar.
Megjithëse shkencëtarët nuk kanë arritur të gjejnë arsyen se përse kjo është kështu, fakt është se falë këtij hulumtimi, ju tashmë zyrtarisht keni justifikim kur dikush t’ju akuzoj se jeni të humbur, të harruar… Sigurisht, për aq kohë sa kjo është dy javë përpara ciklit tuaj të ardhshëm.