Çfarë është Ashwagandha – Xhenseni Indian?

Për shkak të efektit të fortë adaptogjen, ashwaganda përmirëson formën fizike. Në kombinim me një dietë të përshtatshme dhe të ekuilibruar, e rrit ndjeshëm qëndrueshmërinë fizik.

Ashwagandha (Withania somnifera) ose i ashtuquajturi Xhenseni indian është barishte që përtërin dhe ka një gamë të gjerë përdorimesh në Ayurveda. Ashwagandha rrit qëndrueshmërinë fizike dhe është e përshtatshme sidomos për atletët.

Ajo është përdorur në mjekësinë Ayurveda që nga kohërat e lashta. Përmban substanca themelore biologjike aktive, si alkaloide dhe laktone. Rrënja e ashwagandës është e pasur me vitaminë alkaloid, si dhe somniferinë, somninë, kolinë, tropinë, pseudotropinë dhe të tjera. Gjethet përmbajnë laktone, të ashtuquajtura vitalolide.

Për shkak të efektit të fortë adaptogjen, ashwaganda përmirëson formën fizike. Në kombinim me një dietë të përshtatshme dhe të ekuilibruar, e rrit ndjeshëm qëndrueshmërinë fizik.

Ajo gjithashtu ka efekt antistresogjenik, përtërinë dhe rifreskon organizmin, vepron si neurotransmetues që përmirëson aftësitë kognitive, si dhe funksionin e sistemit imun, kardiovaskular, nervor, riprodhues dhe endokrin.

Ashwagandha gjithashtu ka efekt qetësues mbi sistemin nervor qendror dhe vepron si relaksues muskulor, prandaj edhe rekomandohet në reduktimin efekteve të stresit, pagjumësisë, ankthit dhe depresionit. Zakonisht përdoret për të përmirësuar vitalitetin dhe gjendjen e përgjithshme shëndetësore, sidomos për personat që shërohen nga sëmundjet e rënda ose kronike.

Në Azi, kjo barishte shpesh përdoret për të rritur epshin, për të trajtuar impotencën dhe për të rritur fertilitetin tek meshkujt. Gjithashtu ndihmon edhe në rregullimin e sheqerit në gjak dhe zvogëlon oreksin për gjësende të ëmbla, prandaj rekomandohet për diabetikët.

Rekomandohet:

  • Për personat me sëmundje kronike dhe për ato që shërohen nga ndonjë sëmundje;
  • Gjatë problemeve të traktit digjestiv;
  • Gjatë problemeve të sistemit respirator;
  • Gjatë çrregullimeve neuropsikiatrike;
  • Për të rritur epshin dhe fertilitetin tek meshkujt.