Çfarë është endometrioza? Njohja në fazën e hershme dhe trajtimi i duhur

Arsyet për këtë sëmundje nuk njihen saktësisht, por mjekët kanë disa teori.

Endometrioza është gjendje në të cilën indet e mitrës rriten dhe ndikojnë në pjesët tjera të trupit – vepërçuesit, vezoret, pjesë e jashtme të mitrës, zorrën e trashë. Gjatë ciklit menstrual dëmtohet indi dhe shkakton ngjitje ose plagë të dhimbshme. Simptomat më të zakonshme të endometriozës janë para ose pas ciklit menstrual. Tek disa gra mund të shfaqent gjatë marrëdhënieve seksuale, gjatë lëvizjes së  zorrës ose kur urinojnë. Dhimbjen mund t’a ndjeni në zonën e legenit ose në pjesën e poshtme të shpinës. Arsyet për këtë sëmundje nuk njihen saktësisht, por mjekët kanë disa teori. Përmend trashëgimia, qelizat mund të gjenden që nga lindja, qelizat që përmbajnë gjak menstrual, në vend që të dalin jashtë plotësisht kthehen nëpër vepërçues deri te zgavra e legenit.

Mjekët britanikë thonë se diagnoza e vonuar është problem i madh për shumë gra me endometriozë, që i çojnë ato në vuajtje të panevojshme. Kjo gjendje është e vështirë për t’u diagnostikuar, pasiqë simptomat mund të dallojnë dhe ndryshojnë. Megjithatë, pasi të diagnostikohet, ekzistojnë trajtime efektive të cilat do të lehtësojnë dhimbjet tek gratë.

Më e zakonshme është tek gratë që:

  • Janë në vitet e tridhjeta dhe të dyzeta;
  • Që nuk kanë pasur kurrë fëmijë;
  • Cikli menstrual u zgjat më shumë se 7 ditë;
  • Kanë cikle më pak se 28 ditë;
  • Cikli menstrual u filloi në moshën 12 vjeçare;
  • Kanë nënën ose motrën me endometriozë.

Trajtimi:

Ka shumë lloje të trajtimeve të cilat do të lehtësojnë simptomat, e gjitha në varësi të shkallës dhe fazës së endometriozës. Medikamentet për dhimbje zakonisht ndihmojnë në  zvogëlimin e dhimbjeve dhe ngërçet, ato ndihmojnë në kurimin e dhimbjes por jo edhe të endometriozës në tërësi.