Çfarë është fobia sociale?

A mendoni nganjëherë se më mirë për ju është që të qëndroni në shtëpi, sesa të kaloni kohë në shoqërinë e njerëzve të tjerë? Por kur jeni të detyruar të shoqëroheni, atëherë a ndjeni panik?

Fobia sociale ose çrregullimi social i ankthit social është frikë e vazhdueshme dhe irracionale e shoqëruar me praninë e njerëzve të tjerë, e cila mund të kaloj në një gjendje jashtëzakonisht të vështirë dhe paaftësi. Personi me fobi zakonisht përpiqet të shmangë një situatë të caktuar në të cilën ai mund të bëhet subjekt i vlerësimit, dhe të tregojë shenja ankthi ose të fillojë të sillet në mënyrë të pahijshme.

FOBIA SOCIALE ËSHTË E ZAKONSHME, NDËRSA SHFAQET NË MËNYRË TË BARABARTË SI TEK MESHKUJT ASHTU EDHE TEK FEMRAT, SIDOMOS NË KOMBINIM ME ÇRREGULLIME TË PËRGJITHSHME TË ANKTHIT, FOBITË SPECIFIKE, ÇRREGULLIMET E PANIKUT…

Zakonisht shfaqet gjatë adoleshencës, kur ndërgjegjësimi dhe ndërveprimi social bëhen pjesë mjaftë e rëndësishme e jetës.

Personi që vuan nga fobia sociale, është i tërhequr nga njerëzit dhe situatat sociale, gjë që gjithashtu ndikon në gjendjen e tij shpirtërore dhe e ndryshon imazhin për veten e tij. Është i njohur fakti se një nga nevojat themelore njerëzore është nevoja për përkatësi dhe respekt, që njerëzit i përmbushin përmes kontaktit me njerëzit e tjerë dhe përmes shoqërimit.

Njerëzit që kanë fobi sociale janë të përjashtuar nga shoqëria, duke u bërë kështu të pasigurtë dhe të dëshpëruar. Këta individë duhet të mbështeten dhe të inkurajohen në mënyrë që gradualisht të ekspozohen ndaj shoqërimit me njerëzit dhe situatave sociale ku do të përballeshin me frikën, e cila në shumicën e rasteve është e pabazë dhe irracionale. Pas perceptimit të simptomave, trajtimi psikologjik duhet të fokusohet në kërkimin e shkaktarëve dhe të kuptuarit e kontekstit në të cilin personi jeton.