Inflamacioni i vezoreve (oophoritis) paraqet gjendje që zhvillohet së bashku me inflamacionin e vepërçuesve (salpingitis) dhe atëherë quhet adnexitis – sëmundja e legenit. Infeksioni zakonisht nuk ndodh në vezoren, por ngjitet nga qafa e mitrës.
Si manifestohet
- Zakonisht shfaqen dhimbje dhe ndjeshmëri në pjesën e poshtme të stomakut;
- Dhimbjet mund të shfaqen në njërën ose në të dyja anët e stomakut;
- Dhimbjet mund të jenë të vazhdueshme ose në formën e ngërçeve;
- Dhimbjet mund të përhapet në brendësi të kofshëve;
- Mund të paraqitet temperatura e lartë trupore dhe ethe;
- Shpesh shfaqen të përziera me neveri dhe të vjella;
- Është e mundur edhe shfaqja e sekrecioneve vaginale me tipare të ndryshme, varësisht nga shkaktari;
- Marrëdhënie seksuale të dhimbshme.
Si caktohet diagnoza?
Historia me skemë klinike dhe ekzaminim i hollësishëm gjinekologjik, ndihmon shumë në caktimin e diagnozës. Është e pëlqyeshme që të bëhen analiza të plota të pasqyrës së gjakut me formulë leukocitesh, sedimentimit dhe CRP-së, si dhe analizën e urinës (duke përjashtuar inflamimacionet e traktit urinar). Gjithmonë është mirë të kryhet edhe testi i shtatzënisë, për të përjashtuar shtatzaninë jashtë mitre. Gjithashtu është e pëlqyeshme që të bëhet bris nga vagina dhe qafa e mitrës me analizë mikrobiologjike. Ultratingujt e legenit mund të mos jenë specifike, por laparoskopia është një mjet shumë i veçantë dhe i fundit në caktimin e diagnozës.
Si trajtohet:
Nëse nuk ka shtatzëni, ndërsa pacientet janë të qëndrueshëm dhe me sistem të mirë imunitar, trajtimi nuk është i detyrueshëm në kushte spitali. Zakonisht fillon me antibiotikë në varësi të gjetjeve mikrobiologjike. Gjithashtu është e dëshirueshme që të administrohen analgjetikët, por në rast të komplikimeve, shkohet në trajtim kirurgjikal.