Çfarë është kanceri i qafës së mitrës apo kanceri cervikal?

Gjinekologët këshillojnë çdo grua që të paktën një herë në vit të bëjë Pap testin sepse vetëm nëpërmjet këtyre analizave mund të zbulohet çdo ndryshim në qafën e mitrës. Pap testi, i njohur edhe si testi Papanikolaou, lejon diagnostikimin e hershëm të qelizave anormale në qafën e mitrës, përpara se ato të fillojnë të shndërrohen në struktura prekanceroze ose të zhvillohen në kancer të qafës së mitrës. Në vendet e zhvilluara, ku gratë bëjnë rregullisht Pap-testin, shkalla e të sëmurëve me kancer të qafës së mitrës është ulur ndjeshëm.

 

Çdo vit në botë 500.000 gra diagnostikohen me kancer të mitrës, i cili është një nga llojet më të zakonshme të kancerit dhe prek organet gjenitale femërore. Pas kancerit të gjirit, ky lloj kanceri është shkaku i dytë më i zakonshëm i vdekjes tek gratë. Vitet e fundit, numri i grave me këtë diagnozë është rritur ndjeshëm.

Ky lloj kanceri prek pjesën e poshtme të mitrës, pra qafën e mitrës, e cila lidh vaginën me mitrën. Kanceri shfaqet kur qelizat anormale të quajtura “pararendësit e kancerit” shfaqen në shtresën sipërfaqësore të qafës së mitrës. Fjala është për struktura parakanceroze që nëse nuk diagnostikohen në fazën fillestare kthehen në kancer të mitrës. Faktori kryesor përgjegjës për këtë ndryshim është HPV, i njohur si virusi human papilloma. HPV është një virus seksualisht i transmetueshëm që shkakton lythat gjenitale.

Gjinekologët këshillojnë çdo grua që të paktën një herë në vit të bëjë Pap testin sepse vetëm nëpërmjet këtyre analizave mund të zbulohet çdo ndryshim në qafën e mitrës. Pap testi, i njohur edhe si testi Papanikolaou, lejon diagnostikimin e hershëm të qelizave anormale në qafën e mitrës, përpara se ato të fillojnë të shndërrohen në struktura prekanceroze ose të zhvillohen në kancer të qafës së mitrës. Në vendet e zhvilluara, ku gratë bëjnë rregullisht Pap-testin, shkalla e të sëmurëve me kancer të qafës së mitrës është ulur ndjeshëm.

Çfarë është kanceri i qafës së mitrës?

Sëmundje malinje (lloj kanceri) e qafës së mitrës. Depërtimi i qelizave malinje përmes membranës bazale dhe infiltrimi i tyre në stomën e qafës së mitrës përkufizohet si kancer i qafës së mitrës.

Më shumë se 300,000 gra vdesin nga kanceri i qafës së mitrës, domethënë, sëmundja merr një viktimë çdo 2 minuta. Kanceri i qafës së mitrës është kanceri i katërt më i zakonshëm tek gratë, me rreth 500,000 raste të reja në vit.

Shpesh për shkak të infeksionit me virusin të quajtur human papilloma virus-HPV. Tek 99.7% e rasteve të kancerit të qafës së mitrës ishin të infektuar me HPV.

Është lloji i virusit, i cili njëkohësisht është edhe infeksioni viral më i zakonshmi i traktit riprodhues të të dy gjinive. Ka më shumë se 150 lloje. Dy prej tyre janë më së shumti fajtorë për zhvillimin e kancerit të qafës së mitrës. Mbi 70% e kancereve të qafës së mitrës dhe lezioneve prekanceroze janë rezultat i HPV-16 dhe HPV-18. Transmetohet përmes kontaktit seksual, veçanërisht nëse partneri ka lytha gjenitale. Mund të jetë indirekt përmes objekteve ose sipërfaqeve të kontaminuara. Përveç qafës së mitrës, HPV mund të shkaktojë kancer të anusit, vulvës, vaginës, penisit dhe orofaringut.

Por a ka faktor të tjerë rreziku?

  1. Duhani
  2. Faktori gjenetik
  3. Infeksioni me HPv, klamidia, herpes simpleks, ganorea
  4. Përdorimi i pilulave kontraceptive
  5. Marrëdhënia në moshë të re
  6. Partnerë të shumtë seksual
  7. Partner i cili ka marrëdhënie të shumta me partnere tjera
  8. Lindje të shumta
  9. Stili i jetesës
  10. Imunosupresioni kronik

A mund të zbulojë nëse partneri im është i infektuar?

Jo gjithmonë. Por nëse ka lytha gjenitale, të cilat paraqiten pas një jave apo pas një muaji nga infeksioni, atëherë këto janë shenjat paralajmëruese. Nëse ka lytha në duar dhe këmbë, ato janë beninje.

Cilat janë simptomat e kanceri të qafës së mitrës?

Kanceri i hershëm i qafës së mitrës është shpesh asimptomatik. Nëse ka sëmundje lokalisht të avancuar, ajo mund të shkaktojë simptoma, si gjakderdhje anormale vaginale, si dhe gjakderdhje postkoitale (pasi penisi hyn në vaginë), dhimbje koitale (dispareunia), sekrecione, dhimbje legeni.

Kam pasur një kontakt të rrezikshëm, çfarë duhet të bëj?

Të caktoni një ekzaminim gjinekologjik tek gjinekologu juaj familjar, gjatë të cilit ai do të kryejë edhe një PAP test dhe/ose një test HPV.

Çfarë është Pap testi dhe çfarë është testi HPV?

Një ekzaminim mjekësor që vërteton praninë e qelizave jonormale në qafën e mitrës quhet një test Papanikolaou ose i njohur si Pap test. Ai përfaqëson standardin e arit dhe një mënyrë efektive për zbulimin e kancerit të qafës së mitrës në fazat më të hershme. Organizata Botërore e Shëndetësisë-OBSH rekomandon dy metoda të tjera: ekzaminim vizual me acid acetik (VIA) dhe testin konvencional (PAP) me citologji me bazë të lëngshme (LBC). Nëse kryhet rregullisht çdo dy vjet, shfaqja e kancerit të qafës së mitrës mund të reduktohet deri në dhjetë herë.

Ekzaminimi mjekësor që vërteton praninë e materialit të ADN-së, në HPV-në e qafës së mitrës. Nuk rekomandohet për gratë nën 30 vjeç.

Në konsultim me gjinekologun e familjes, do të përcaktoni se cili opsion është më i miri për ju.

Nëse rezultatet e Pap testit janë të dyshimta, çfarë duhet të bëj?

Nëse rezultatet e PAP testit janë të dyshimta, biopsia nga qafa e mitrës është e detyrueshme për një diagnozë përfundimtare.

*Biopsia është një metodë me të cilën merret një pjesë e indit, në këtë rast nga qafa e mitrës, dhe mostra analizohet me mikroskop.

Ekzistojnë tre kategori në bazë të shkallës së zhvillimit.

CIN-1 displazion i lehtë

CIN-2 displazion mesatar

CIN-3 displazion i rëndë

Nëse diagnostikohem me cilën do nga këto gjendje, cili do ishte trajtimi?

Trajtimi varet nga shkalla e përhapjes të sëmundjes.

Sëmundja e avancuar trajtohet me heqjen lokale të indit të ndryshuar. Gjatë kësaj procedure përdoren metoda si: konizimi cervikal, ablacioni me laser dhe krioterapia.

Histerektomia ose heqja e plotë e mitrës aplikohet tek pacientet me displazion të shkallës shumë të lartë e të cilat nuk kanë në plan të kenë lindje të tjera.

Krahas këtyre metodave, radioterapia dhe hemoterapia janë procedura që mund të aplikohen tek pacientet me shkallë të lartë të malinjitetit.

Parandalimi

Për parandalimin e kësaj sëmundjeje i domosdoshëm është vaksinimi. Vaksina polivalente (përmban më shumë se një lloj të HPV) e cila përmban 2-4 lloje të rrezikut të lartë aplikohet tek vajzat para se ato të fillojnë me marrëdhënie seksuale, nga 9-14 vjet, funksionon më mirë dhe ka për qëllim të parandalojë infektimin me HPV. Disa vende si SHBA dhe Australia, i vaksinojnë djemtë në mënyrë rutinore.

Gratë të cilat ende nuk janë seksualisht aktive dhe që nuk janë të infektuara me HPV do kenë dobi më të madhe nga vaksina. Gjithashtu, dobi nga kjo vaksinë mund të kenë edhe gratë që janë aktive seksualisht, sepse ato ka mundësi që të mos jenë infektuar ende me ndonjë nga llojet e virusit HPV që mund të shkaktojë kancer të qafës së mitrës.

Pas vaksinimit a duhet të vazhdoj me kontrollet gjinekologjike?

Vaksina aktuale është e destinuar vetëm për viruset HPV që shkaktojnë dy të tretat e rasteve të kancerit të qafës së mitrës, kështu që të gjitha gratë e vaksinuara dhe të pavaksinuara duhet të bëjnë edhe mw tej pap teste të rregullta për të përcaktuar infeksionin e mundshëm me lloje të tjera, më pak të rrezikshme. Vizitat e rregullta te gjinekologu familjar duhet të vazhdojnë.

Zbulimi i hershëm me teste pap rutinore janë mënyrë efikase për zbulimin e kancerit të mitrës në fazat fillestare të tij.  Udhëzuesit aktual të National Cancer Institute u rekomandojnë grave që:

  • Testin e parë PAP ta bëjnë në moshën 21 vjeçare ose brenda 3 viteve të para pas fillimit me marrëdhënie seksuale.
  • Nga mosha 21-29 vjet, test PAP i rregullt në çdo 3 vjet
  • Nga mosha 30-69 vjet, test PAP i rregullt në çdo 3 vjet, nëse keni pasur 3 teste PAP negative të njëpasnjëshme
  • Nëse testoheni vetëm për HPV, test të rregullt në çdo 5 vjet
  • Nëse testoheni edhe me test PAP, edhe test për HPV, teste të rregullta në çdo 5 vjet
  • Skriningu ndërpritet tek gratë mbi 65 vjet të cilat kanë pasur 3 dhe më shumë teste negative të njëpasnjëshme e që nuk kanë pasur rezultate anormale të testeve gjatë 10 vitet e fundit
  • Gratë që kanë pasur diagnozë CIN të shkallës së lartë ose kancer, duhet të testohen së paku një herë në vit në 20 vitet e ardhshme. Te gratë që kanë pasur histerektomi dhe nuk kanë pasur diagnozë CIN të shkallës së lartë, skriningu duhet të ndërpritet.

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut test PAP falas mundësohet në çdo 3 vjet dhe përfshihen gra në moshë 24 deri më 61 vjet.

ËSHTË SHUMË ME RËNDËSI:

Para fillimit me marrëdhënie seksuale, vaksinohuni kundër HPV!

Përdorni kontraceptivë!

Skriningu, bëni testin PAP të paktën një herë në 2 vjet dhe tretmanin për ndryshime parakanceroze!

Nëse rezultatet e testit PAP dhe testit për HPV dalin pozitive, pa humbur kohë duhet caktuar diagnoza përfundimtare dhe duhet filluar mjekimi.

Përktheu dhe përshtati:S.N