Kollitja është reagim refleks që pastron rrugët e frymëmarrjes nga mukusi, ndërsa ekziston kolli i thatë (joproduktiv), kollitja irrituese, kollitja me nxjerrjen e sekretimit të bardhë dhe kollitjen me sekrecion të bollshëm dhe të dendur.
ÇFARË DIMË PËR KOLLËN E THATË?
Deri më tani, dihen të gjitha simptomat tipike të infeksionit me koronavirus të cilat janë temperatura, vështirësi në frymëmarrje dhe kolla e thatë, ndërsa rreth 80% e të infektuarve i kanë këto simptoma.
Megjithëse, duket sikur këto simptoma janë lehtësisht të njohura, a e dimë të gjithë se çfarë është kolla e thatë dhe çfarë e dallon atë nga llojet e tjera të kollës?
“Në përgjithësi, kolla e thatë është kollë që nuk ka mukozë ose sekret, domethënë ky lloj i kollës nuk e përmbush qëllimin e saj – nxjerrja e mukozës, por kjo do të shterojë çdo pacient”, shpjegon Dr. Das Subinov, otorinolaringolog në Institutin për trajtimin dhe hulumtimin e sëmundjeve të sinuseve në Shtetet e Bashkuara.
“Kolla e lagur pasohet nga nxjerrja e mukusit nga bronket dhe fyti”, shton ai.
Kollë e thatë gjithashtu mund të tingëllojë ndryshe: “Ka tingull të barabartë, ndërsa shpesh shkaktohet nga ‘kërcimi’ në fyt. Gjithmonë tingëllon njësoj, pasiqë rrugët e frymëmarrjes në këtë rast janë gjithmonë në të njëjtën gjendje, dmth., nuk ka nxjerrje të sekretit”, sqaron Dr. Das. Megjithatë, kolla mund të jetë aq e rëndë sa të mund ta shterojë pacientin plotësisht, ndërsa mund të dëmtohen edhe brinjët për shkak të sforcimit.
E rëndësishme është që të mbani mend, se kolla e thatë mund të jetë simptomë edhe e sëmundjeve të tjera, dhe jo vetëm e COVID-19, ndërsa disa prej tyre përfshijnë:
- Alergji
- Astmë
- Bronkiti
- Ftohje e zakonshme
Sidoqoftë, Dr. Das thekson se nëse keni ndonjë simptomë që ka të bëj me COVID-19, të tilla si temperatura e lartë, humbja e peshës, humbje e ndjenjës së shijes ose nuhatjes, çrregullime gastrointestinale, duhet të telefononi menjëherë mjekun amë i cili do të ju udhëzoj për ekzaminim të mëtejshëm.
Sipas mjekut, deri më tani nuk ka këshilla për preparate të provuara që ndihmojnë në zbutjen e kollës së thatë të shoqëruar me koronavirusin. Megjithatë, për qetësimin mund ta provoni këtë:
- Mabni në gojë tableta që shkrihen për të qetësuar irritimin
- Përdorni preparate bimore kundër kollës
- Shtoni mjaltë në çdo pije ose merrni atë direkt
- Përdorni probiotik, të cilat megjithëse nuk veprojnë drejtpërdrejt në kollë, do të përmirësojnë florën e sistemit gastrointestinal që shpesh shkakton kollë të thatë
- Gargarë fyti me ujë të kripur