Çfarë është neuralgjia dhe si të ndihmoni veten

Neuralgjia zakonisht shfaqet në njërën anë të trupit, ndërsa dhimbjet mund të jenë të vazhdueshme ose të rastit - nga disa sekonda, deri në disa ditë.

Neuralgia i referohet dhimbjes së shkaktuar nga irritimi i nervave në disa pjesë të trupit. Pra, nerv i inflamuar, i cili shkaktohet nga presioni mbi kockat ose indin lidhës.

Manifestohet në shumë mënyra: ndjesi shpimi gjilpërash, djegie, kruajtje, dhimbje, mbindjeshmëri, therrje…


Llojet e neuralgjisë

Inflamacioni i arteries temporale, sëmundja e nervit trekëndor të kokës, dmth. individit (neuralgjia trigeminale, e cila zakonisht shfaqet pas moshës 50 vjeçare dhe më së shpeshti tek femrat), neuralgjia e këmbëve dhe vitheve (zakonisht ishijasi), neuralgjia post-herpes (e cila shfaqet pas një formë të infeksionit herpes, e cila më së shumti manifestohet me ndjesi djegie).

Neuralgjia zakonisht shfaqet në njërën anë të trupit, ndërsa dhimbjet mund të jenë të vazhdueshme ose të rastit – nga disa sekonda, deri në disa ditë. Gjithashtu, dhimbja mund të shfaqet herë pas here, kështu që mund të zgjasë disa javë. Megjithatë, mos i neglizhoni këto lloje të problemeve shëndetësore, pasiqë ky problem shëndetësor mund të kthehet në kronik.

Prandaj, drejtohuni tek mjeku nëse vazhdimisht keni dhimbje koke, dhëmbi, veshi, ose kruajtje, nëse keni dhimbje jashtëzakonisht të forta dhe të padurueshme, nëse dhimbja zgjat më shumë se një javë ose nëse gjendja përkeqësohet, nëse dyshoni se shkaqet e dhimbjes dhe dhimbjeve të shpinës, nëse herpesi nuk trajtohet dhe fillon të përhapet përsëri (sidomos në sy, pasiqë mund të çojë në verbëri)…, vizitoni specialistin.

Është mirë që gjithmonë të kujdeseni paraprakisht kur uleni, sa barrë ngreni, bëni kujdes me lëvizjet befasuese të trupit. Kështu do t’i vëreni problemet potenciale nervore.

Çfarë ndihmon dhe si mund të ndihmoni veten?

Veten do ta ndihmoni nëse në zonën ku ndjeni dhimbje vendosni mbështjellës të ftohtë ose të ngrohtë (atë që ju përshtatet më së miri).

Është i njohur fakti se vitamina B ndihmon gjatë problemeve neurologjike. Prandaj, kur të përjetoni sulm, është e nevojshme që të rrisni marrjen e vitaminës B. Tek të ushqyerit shtoni tërshërën, pasiqë i ndihmon nervat. Konsumoni hudhër më shpesh.

Vaji i kantarionit lehtëson dhimbjen, kështu që do t’ju bëj mirë një përzierje prej 3 pikave të vajit të kantarionit dhe 2 lugë vaj ulliri ose vaj bajamesh. Me këtë përzierje masazhoni zonën e prekur, mundësisht çdo tre orë. Gjithashtu rregullisht praktikoni teknikat e menaxhimit të stresit, pasiqë stresi i vazhdueshëm dobëson imunitetin dhe e përkeqëson dhimbjen. Masazhimi i indeve të thella dhe i muskujve do të lehtësojë dhimbjen, si dhe ushtrime të caktuara fizike të cilat në mënyrën e duhur do t’ju prezantohen nga terapeuti.