Ju nuk jeni vetëm, pasiqë pothuajse çdo i dyti person mbi moshën 55 vjeçare vuan nga kjo sëmundje degjenerative dhe kronike. Osteoartriti shkaktohet si pasojë e shkatërrimit të kërcit të kyçeve, ndërsa shkaku i sëmundjes është akoma i panjohur. Megjithatë, ekzistojnë një sërë faktorësh që kontribuojnë në shfaqjen e tij. Më shpesh nga kjo sëmundje preken gratë, të cilat gjithashtu kanë një pamje klinike më të rëndë, sëmundja rrallë shfaqet në moshë më të re, ndërsa trashëgimia mund të luajë rol të madh.
Trajtimi në masë të madhe varet nga diagnoza e hershme, kështu që kushtojini vëmendje këtyre simptomave, në mënyrë që të filloni trajtimin në kohë.
Sulmet e dhimbjes, ënjtja dhe mpirja në nyjen e prekur shfaqen në distancë, në periudhë edhe atë për muaj ose vite. Edhe pse osteoartriti shpesh prek disa nyje, zakonisht shkakton simptoma në një ose dy nyje.
Në disa raste, dhimbja që fillon si pengesë e butë mund të intensifikohet me kalimin e kohës, duke prishur kështu gjumin dhe jetën e përditshme. Përfundimisht, kyçja degjeneron, ndërsa me mpirjen dhemb më pak. Gjithashtu shfaqet edhe kufizimi i lëvizshmërisë së nyjes së prekur. Ënjtjet në nyjen e prekur janë të ndryshme. Ndonjëherë është e vështirë të vërehen, ndërsa nganjëherë nyja mund të jetë shumë e ënjtur dhe e fryrë.
Shpesh varijojnë edhe vet dhimbjet. Ju mund t’i ndjeni ato direkt në zonën e kyçeve, por ato mund edhe të reflektojnë, kështu që mund të duket sikur po ju dhemb një pjesë tjetër e trupit. Dhimbja është zakonisht e shurdhër dhe e fshehtë.
Simptomat shpesh zhvillohen ngadalë dhe përkeqësohen me kalimin e kohës, dhe ato janë:
- Dhimbje në nyje (gjatë ose pas lëvizjes)
- Mpirja e nyjeve (sidomos pas lëvizjes)
- Ënjtje të nyjeve
- Ndjeshmëria e nyjeve (siklet në nyje para ose gjatë ndryshimit të motit)
- Humbja e fleksibilitetit të nyjeve