Çfarë është sindromi premenstrual?

Simptomat zakonisht shfaqen sipas një modeli të parashikueshëm. Megjithatë, ndryshimet fizike dhe emocionale që mund të ndjehen gjatë sindromës para menstruacioneve, mund të jenë shumë intensive në një periudhë prej disa muajsh, ndërsa gjatë muajve të tjerë të jenë shumë më të dobëta.

Sindromi premenstrual është një grup simptomash të ndryshme, ndërsa përfshinë ndryshime të gjendjes shpirtërore, dhimbje dhe tension në gjinjë, nevojën për ushqim, irritim dhe depresion. Është vlerësuar se tre nga katër femra që kanë cikël menstrual vuajnë nga ndonjë formë sindromi premenstrual.

Këto probleme e arrijnë kulmin në fund të moshës 20 vjeçare dhe në fillim të moshës 30 vjeçare të jetës.

Simptomat zakonisht shfaqen sipas një modeli të parashikueshëm. Megjithatë, ndryshimet fizike dhe emocionale që mund të ndjehen gjatë sindromës para menstruacioneve, mund të jenë shumë intensive në një periudhë prej disa muajsh, ndërsa gjatë muajve të tjerë të jenë shumë më të dobëta.

Sindromi premenstrual paraqitet 7 deri në 10 ditët e para të ciklit menstrual mujor, dhe largohet vetëm disa orë pas fillimit të menstruacioneve.

Diagnoza caktohet në rrugë klinike, ndërsa trajtimi është simptomatik dhe përfshin të ushqyerit, mediakamente dhe këshillim.