Nëse akoma nuk e keni marrë vaksinën, ndoshta ka për të ju interesuar se si të përgatitni, se çfarë duhet të hani dhe të pini para dhe pas marrjes së vaksinës kundër COVID-19.
- SHMANGNI ALKOOLIN NË TË DYJA RASTET
Derisa disa nuk do të kenë efekte anësore specifike pas vaksinimit, të tjerët mund të përjetojnë dhimbje koke, lodhje, dhimbje të muskujve dhe të përziera. Nutricionistja Cynthia Sass, këshillon që të lehtësoheni me zgjedhjen e duhur të ushqimeve, por edhe çfarë të shmangni. Edhe një sasi e vogël e alkoolit mund të shkaktojë dehidrim, i cili do të intensifikojë efektet anësore. Alkooli shoqërohet gjithashtu me efekt negativ në sistemin imunitar, prandaj duhet të shmanget.
- BËNI KUJDES SE ÇFARË HANI PARA SE TË FLENI GJUMË
Nëse keni pushuar, sistemi juaj imunitar do të funksionojë në mënyrën më të mirë. Sipas hulumtimit, nëse merrni shumë pak fibra, yndyrna të ngopura dhe sheqerna, kjo mund të ndikojë në shqetësimin e gjumit. Përkundrazi, fibrat do t’ju japin gjumë të thellë dhe cilësor. Sallata, thjerrëzat, vaji i ullirit, salmoni dhe agrumet mund të jenë zgjedhje të mira. Nëse jeni të uritur para gjumit, hani fruta ose fruta të thatë.
- MOS HARRONI UJIN
Ju duhet të pini ujë para dhe pas vaksinimit, dhe sigurisht që është më mirë të pini gjatë gjithë ditës – nga momenti kur zgjoheni deri kur shkoni në shtrat. Nëse nuk ju pëlqen shija e ujit, shtoni limon.
- ZGJIDHNI USHQIME TË SHËNDETSHME
Hulumtimet tregojnë se gjatë pandemisë ne kërkojmë më shumë ushqime jo të shëndetshme. Por, ato mund të shkaktojnë inflamacion dhe kështu të ndikojë negativisht në sistemin imunitar.
Zakonet e shëndetshme lidhen gjithashtu me parandalimin më të mirë të sëmundjes COVID-19, thonë nutricionistët në një studim të botuar në British Journal of Nutrition, ndërsa për të mbrojtur shëndetin e tyre, ata ju këshillojnë të zgjidhni ushqime të pasura me materie ushqyese dhe veti anti-inflamatore. Këto bëjnë pjesë frutat dhe perimet, të cilat mund t’i përfshini në çdo vakt.
- PARA VAKSINIMIT HANI VAKT TË EKUILIBRUAR MIRË
Megjithëse humbja e vetëdijes nuk është një nga efektet anësore të përmendura, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thonë se kjo ndodh pa marrë parasysh se çfarë vaksine është. Zakonisht është pasojë e ankthit, por bëni gjithçka që mundeni për ta parandaluar atë, hani diçka dhe pini pak ujë para vaksinimit. Lëngu i frutave ose frutat e thatë janë gjithmonë një zgjedhje e mirë.