Hulumtimi nga Instituti për dinamika dhe vetë-organizim në Getingen tregon masën në të cilën maskat mbrojnë dhe në çfarë kushtesh ato përdoren. Në këtë studim, shkencëtarët përcaktuan rrezikun maksimal të infeksionit në një sërë situatash, duke marrë parasysh disa faktorë që nuk janë përfshirë në studime të ngjashme.
As që e kishim menduar se në një distancë prej disa metrash duhet kaq pak kohë për të absorbuar dozën infektive nga fryma e bartësit të virusit”, tha drejtori i Institutit, Eberhard Bodenshac, i cili kujtoi se kontakte të tilla janë pothuajse të pashmangshme në shkolla, restorante, klube dhe madje edhe jashtë.
Maskat FFP2 reduktojnë ndjeshëm rrezikun e infektimit
Sado i lartë të jetë rreziku i infeksionit pa mbrojtjen e gojës dhe hundës, një studim i kryer në Getingen konfirmon se maskat FFP2 ose KN95 janë veçanërisht efektive në filtrimin e grimcave infektive nga ajri i thithur, veçanërisht nëse ato janë ngjitur fort në fytyrë. Është vërtetuar se nëse personat e infektuar dhe jo të infektuar mbajnë maska FFP2 të përshtatshme, rreziku maksimal i infeksionit pas 20 minutash kontakt, është pak më i lartë se një në një mijë, edhe në distancën më të shkurtër. Nëse maskat vendosen keq, probabiliteti i infektimit rritet në rreth katër për qind.
Në rastin e maskave mjekësore, virusi ka të ngjarë të transmetohet brenda 20 minutave me një probabilitet maksimal prej dhjetë për qind.
“Në jetën e përditshme, probabiliteti i vërtetë i infeksionit është sigurisht 10 deri në 100 herë më i ulët,” shpjegon Bodensac.
Maskat në shkollë janë një ide shumë e mirë
Në llogaritjen e rrezikut të infeksionit, ekipi nga Getingen mori parasysh një sërë faktorësh që nuk ishin përfshirë më parë në studime të ngjashme. Studiuesit kanë testuar kështu se si ngjitja e dobët e maskës redukton mbrojtjen dhe si mund të parandalohet. Golamhossein Bagheri, kreu i grupit kërkimor, shpjegon se në rastet kur rrethi i maskës nuk ngjitet në fytyrë, dominon rreziku i infeksionit nga ajri që hyn dhe del nga skajet e maskës.
Edhe pse një analizë e detajuar nga studiuesit e Getingen tregon se maskat e ngushta FFP2 ofrojnë mbrojtje 75 herë më mirë se maskat kirurgjikale dhe se mënyra e përdorimit të maskës bën një ndryshim të madh, edhe maskat mjekësore ulin ndjeshëm rrezikun e infeksionit në krahasim me situatat pa asnjë maskë mbrojtëse.
“Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që njerëzit të mbajnë maska gjatë pandemisë. Rezultatet tona tregojnë edhe një herë se mbajtja e maskave në shkolla është përgjithësisht një ide shumë e mirë”, thonë Bagheri dhe Bodensac.