Hudhra është miku i rregullt në menysë tonë, por është edhe bimë të cilën e përdorim kur jemi të ftohur ose me grip. Tek populli njihet si antibiotik natyral dhe me të vërtetë është shërues, thonë ekspertët. Në hudhër, ka pothuajse rreth qindra komponime kimike aktive, ndërsa në mesin e tyre ka edhe disa antioksidantë – komponime që e zvogëlojnë shpenzimin dhe ngarkesën e qelizave në trup.
“Nuk është plotësisht e qartë se si të gjithë përbërësit e hudhrave veprojnë në trup, por me të vërtetë vepron si antibiotik, si mjet për pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes, anti-kancerogjen, shkatërron kërpudhat dhe viruset e caktuara”, thonë nutricionistët.
Hudhra për vetitë shëruese duhet të falënderoj përbërësin e fuqishëm – alicin, me anë të së cilës kjo bimë mbron nga bakteret dhe kërpudhat. Për të përdorur më mirë efektin pozitiv të hudhrës, është e nevojshme që ta konsumoni shpesh dhe në mënyrën e duhur.
- Para se ta konsumoni, detyrimisht grimcojeni për të inkurajuar reaksionin enzimatik në të cilin krijohet alicini.
- Çdo ditë të paktën duhet të hani tre thelpinj hudhër
- Më së miri është që ta konsumoni të freskët
- Nëse e përpunoni termikisht, le të jetë e shkurtër – jo më shumë se 10 minuta.