Ushqime të shëndetshme dhe të balancuara, aktivitet i rregullt fizik me intensitet mesatar, mbajtja e një peshe të shëndetshme trupore, shmangia e përdorimit të duhanit dhe pirja pasive e duhanit, menaxhimi i stresit, kontrolli i parametrave (presioni i gjakut, niveli i kolesterolit dhe sheqeri në gjak), si dhe marrja e rregullt e terapisë së përshkruar janë vetëm disa nga rekomandimet e ekipit të mjekëve nga spitali klinik “Zhan Mitrev” për zvogëlimin e rrezikut nga sëmundjet kardiovaskulare (SKV).
Hani vakte të shëndetshme dhe të balancuara
Një dietë e shëndetshme duhet të përfshijë një shumëllojshmëri të gjerë ushqimesh të papërpunuara dhe të freskëta, shumë fruta dhe perime (të paktën pesë racione çdo ditë), drithëra, fruta arrore dhe ushqime me përmbajtje të ulët të yndyrave të ngopura, sheqer dhe kripë. Tregoni kujdes nga ushqimet e përpunuara, të cilat shpesh përmbajnë nivel të lartë të kripës, dhe mos harroni të pini shumë ujë!
Mbajtja nën kontroll e presionit të gjakut, niveleve të kolesterolit dhe sheqerit në gjak është e rëndësishme për të përcaktuar dhe kontrolluar rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare.
Ushtroni rregullisht
Nevojiten vetëm 30 minuta aktivitet fizik me intensitet të moderuar, pesë ditë në javë, për të përmirësuar dhe ruajtur shëndetin tuaj. Të rriturit (18-65 vjeç) dhe të moshuarit (65+) duhet të synojnë të kenë të paktën 150 minuta aktivitet fizik me intensitet mesatar, ose të paktën 75 minuta aktivitet fizik me intensitet të lartë, gjatë një jave. Fëmijët dhe adoleshentët duhet të bëjnë të paktën 60 minuta aktivitet fizik me intensitet të moderuar deri në energjik çdo ditë.
Mbani një peshë të shëndetshme trupore
Ulja e rrezikut të mbipeshës dhe obezitetit zakonisht përfshin zvogëlimin e numrit të kalorive të konsumuara nga yndyra dhe sheqeri, duke rritur përqindjen e marrjes ditore të frutave, perimeve, drithërave dhe frutave arrore dhe duke rritur aktivitetin tuaj sportiv. Të paktën 60 minuta ushtrime disa ditë në javë do t’ju ndihmojnë të mbani një peshë të shëndetshme trupore.
Shmangni pirjen e duhanit
Nëse e ndaloni duhanin, rreziku i sëmundjes koronare të zemrës do të përgjysmohet brenda një viti dhe do të kthehet në nivele normale me kalimin e kohës. Shmangni mjediset e mbushura me tym: Ekspozimi ndaj konsumit pasiv të duhanit rrit ndjeshëm rrezikun e sulmit në zemër. Të gjitha format e duhanit janë të dëmshme dhe nuk ka nivel të sigurt të ekspozimit ndaj duhanit. Nëse keni vështirësi të hiqni dorë nga duhani, bisedoni me mjekun tuaj për krijimin e një plani për lënien e duhanit që i përshtatet nevojave tuaja.
Shmangni alkoolin
Nuk ekziston një nivel i sigurt i konsumit të alkoolit dhe efektet e dëmshme të alkoolit tejkalojnë çdo përfitim të mundshëm mbrojtës. Pirja e pakët mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kardiovsakulare. Provat tregojnë se ideale për shëndetin është të mos konsumoni aspak alkool.
Nëse e ndaloni duhanin, rreziku i sëmundjes koronare të zemrës do të përgjysmohet brenda një viti dhe do të kthehet në nivele normale me kalimin e kohës. Shmangni mjediset e mbushura me tym: Ekspozimi ndaj tymit pasiv të duhanit rrit ndjeshëm rrezikun e sulmit në zemër
Edhe ata që pinë në një formë të moderuar vërejnë përfitime shëndetësore kur ndalojnë së piri alkool.
Menaxhoni stresin
Stresi mund të shkaktojë ngushtimin e arterieve, gjë që mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, veçanërisht te gratë.
Kontrolloni parametrat tuaja
Mbajtja nën kontroll e presionit të gjakut, niveleve të kolesterolit dhe sheqerit në gjak është e rëndësishme për të përcaktuar dhe kontrolluar rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare.
Merrni medikamentet tuaja sipas përshkrimit të mjekut
Nëse keni një rrezik më të lartë për të zhvilluar sëmundje të zemrës ose goditje në tru, mund t’ju duhet të merrni ilaçe për të ulur rrezikun. Këto mund të përfshijnë statina për të ulur nivelet e kolesterolit në gjak, aspirinë me dozë të ulët për të parandaluar mpiksjen e gjakut, insulinë për diabetin dhe pilula për të ulur presionin e gjakut. Merrni barnat e përshkruara nga mjeku juaj dhe sigurohuni që t’i përmbaheni orareve dhe dozave.
Njihni shenjat paralajmëruese
Sa më shpejt të kërkohet ndihma, aq më të mëdha janë gjasat për një shërim të plotë.
Për çdo problem që keni në lidhje me shëndetin tuaj të zemrës, caktoni një termin në spitalin klinik “Zhan Mitrev në numrin 02 3091 484