Çfarë po ndodh me pandeminë, sa njerëz do të infektohen në ditët në vijim dhe sa viktima të tjera do të marrë koronavirusi i ri në vend? A do të bie numri i pacientëve? Ja çfarë tregojnë algoritmet.
Instituti i shëndetit global në kuadër të Fakultetit të mjekësisë të Universitetit të Gjenevës dhe Qendrën për shkencën e të dhënave në Cyrih publikojnë parashikime javore bazuar në të dhënat e mbledhura nga Qendra evropiane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve (ECDC) dhe Universitetin Johns Hopkins në Shtetet e Bashkuara.
Qendra evropiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve është agjenci e pavarur e Bashkimit Evropian, misioni i së cilës është forcimi i mbrojtjes evropiane kundër sëmundjeve infektive. Ajo u themelua në 2004 dhe ndodhet në Solna, Suedi.
Çfarë thonë parashikimet për shtatë ditët e ardhshme, bazuar në të dhënat nga këto dy burime.
Në Maqedoni, Qendra Evropiane parashikon në mes 144 dhe 146 në ditë në javën e parë të korrikut, duke e çuar numrin e rasteve të reja në ngjitje, dhe parashikon që deri të mërkurën e ardhshme, numri i përgjithshëm i të infektuarve do të jetë 7364 persona.
Numri i vdekjeve, sipas ekspertëve të EDCD, do të jetë i qëndrueshëm, me një mesatare prej tetë viktimash në ditë si rezultat i COVID-19. Sipas Qendrës, nga mesi i javës tjetër, numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi i ri mund të ishte 357.
Llogaritjet statistikore të Universitetit John Hopkins ofrojnë pamje të ngjashme por jo plotësisht të njëjtë. Statistikët amerikanë parashikojnë që javën e ardhshme në Maqedoni 142 persona do të infektohen çdo ditë, dmth që rritja do të jetë e qëndrueshme.
Sidoqoftë, ata janë të të njëjtit mendim si homologët e tyre evropianë se do të ketë nga tetë persona në ditë në vend nga COVID-19. Kështu, deri të martën (07.07) numri i përgjithshëm i viktimave nga ky infeksion do të jetë 357.
Sa i përket regjistrimit të pacientëve të ri-infektuar, sipas të dhënave të mëparshme, në vend është e mundur që të regjistrohet një rast i tillë çdo ditë, kur një pacient i shëruar nga COVID-19 është i infektuar përsëri me koronavirusin e ri.