Çfarë ndodh me ju përderisa fleni gjatë ndërhyrjes kirurgjikale: Anesteziologu zbulon detajet!

Detyra e anesteziologut është që të fshijë vetëdijën tuaj, të ju eleminojë dhembjen dhe të imobilizojë trupin gjatë operaciont.

Ndërhyrje të panumërta bëhen çdo ditë, por pak e njohin procesin e ndërlikuar të përgjumjes me anestezi. Anesteziologu zbulon se çfarë në të vërtetë ndodh pasi të zhyteteni në gjumë të thellë në tryezën e operimit. Detyra e anesteziologut është që të fshijë vetëdijën tuaj, të ju eleminojë dhembjen dhe të imobilizojë trupin gjatë operaciont. Ai e mat pulsin, kontrollon frymëmarrjen dhe shtypjen e gjakut.

“Kam bërë më shumë se 30,000 anestezione gjatë karrierës sime 30 vjeçare. Kam trajtuar njerëz nga të gjitha grupmoshat, nga të sapolindurit tek pensionistët. Pacientët kanë besim në mua, edhe pse më takojnë vetëm pak minuta para operacionit. Do ju zbuloj se çfarë humbisni, gjersa jeni në gjumë.“ – e fillon historinë e tij Henry Jay Przybylo, për Daily Mail.

Pse nuk guxoni të hani

Me siguri e dini se nuk duhet të hani para operacionit dhe arsyeja është se anestezioni i relakson muskujt dhe i shkyç reflekset. “Valvulat” midis fytit dhe lukthit relaksohen duke lejuar që përmbajtja të kaloj në gojë, ndërsa refleksi i zgavrës nuk e mbron më hyrjen në fyt. Nëse ushqimi përfundon në rrugët e frymëmarrjes pacienti mund të mbytet ose acidi nga lukthi mund ta dëmtojë indet e mushkërive. Zakonisht pacientëve u këshillohet që të mos hanë asgjë 6 deri në 8 orë para operacionit. Lejohen vetëm lëngje të pastra, edhe atë deri në dy orë para operacionit, pasi që nuk duhet ta mbushin lukthin me acid. Ushqimet me yndyrë prodhojnë acidin më acidik, të cilit duhen tetë orë pët t‘u larguar nga lukthi.

Disa pacientë kujtojnë gjithçka

Prej më shumë se një shekull e gjysmë, që kur inhalimi me vaj eterik u provua si mjeti më i mirë për “trallisje”, akoma nuk mund t’i përgjigjemi pyetjes bazë: Si funksionon anestezia?

Ekzistojnë debate rreth faktit nëse e pengon zhvillimin e kujtesës gjatë operacionit. Për të siguruar amnezi të plotë, ndonjëherë jepen ilaçe shtesë gjatë veprimit. Pritshmëria është se, asnjë pacient nuk do mbaj mend atë që ndodhi gjatë gjumit të thellë, megjithatë disa mbajn mend.

“Një vajzë katërvjeçare kishte një operacion të përsëritur pas heqjes së tumorit në tru, kur kirurgu tha se ajo kishte përjetuar kujtesën gjatë operacionit të parë. Disa ditë pas veprimit, gjatë vizitës së mëngjesit, vajza e pyeti: Hej, mjek çka do të thotë “bleeder “? Gjatë kohës së operacionit, kirurgu i njohur i tha ndihmësit që ta thante enën e hapur të gjakut – bleeder. Nuk kishte asnjë mënyrë që vajza katërvjeçare ta dinte këtë. Gjatë kujdestarisë time u kujdesa që të mos përjetont përsëri përvojë të ngjashme, ” tha anesteziologu.

Njerëzve të moshuar u duhet një dozë më e vogël

Përqindja e gazit që inhalohet, i cili është i nevojshëm për arritjen e gjendjes së komës, nuk ndryshon shumë varësisht nga lloji apo madhësia, qoftë ky një mi, një elefant ose njeri. Në fakt, ndryshim më i madh ndodh midis vitet sesa midis llojeve – sa më të vjetër jeni, aq më pak gaz u nevojitet.

Nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe për anestezinë e cila aplikohet me anë të injeksionit. Sasia e nevojshme rritet me rritjen e nivelit të oksigjenit të konsumuar. Speciet e vogla tentojnë të konsumojnë më shumë oksigjen për kilogram sesa speciet e mëdha dhe si rezultat i kësaj, doza për kilogram e anestezionit tek njerëzit mund të vras një elefant, por jo edhe një mi.

Përpjekja e fundit me anë të injekcionit

Zakonisht përdoren këto tre lloje substancash: desflurane, isoflurane dhe sevoflurane. Sevoflurani është më i njohur. Ai dallon pak nga eteri, i cili për herë të parë u përdor më 1846, i cili në mënyrë dramatike e zvogëlon kohën e humbjes së vetëdijes – nevojiten rreth tetë deri dhjetë frymëmarrje derisa pacienti të bjerë në gjumë.

“Nëna e të gjitha barnave në strukturën time dhe përpjekja e fundit për të shpëtuar jetë është epinefrina dhe ka një vend të veçantë në grupin tim, të cilin e quaj Oh, jo. Qëndron në majë të makinës anestezike, menjëherë në të djathtë të monitorit. Kushdo që thotë, në një shaka Oh, jo, unë në mënyrë instiktive e kap shiringën me epinefrin. Hormoni i cili ndonjëherë thirret adrenalinë, e përshpejton ritmin e zemrës dhe rrit tensionin e gjakut. Ky është shpëtimi i jetës,” zbulon specialisti.

Pse jeni të hutar pas zgjimit?

Ekziston një besim i thellë se anestezia vjedh diçka nga mendja e pacientit. Lëshimi i parakohshëm i familjes në dhomën e shërimit të pacientit vetëm e përforcon këtë teori të gabuar. Në krahasime me sekondat e nevojshme që nxisin anestezinë, gazrave u duhet më shumë kohë të ndalojnë punën. Menjëherë pas operacionit pacienti është në gjendje t’u përgjigjet urdhrave, por njohja e kërkesave më shumë është një funksion i trurit, i cili kthehet i fundit, shpjegoi Dr. Przybylo.