Udhëzimet e reja nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thonë se njerëzit që janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19 mund të vizitojnë me siguri njerëz të tjerë të vaksinuar dhe grupe të vogla të atyre që nuk janë vaksinuar në rrethana të caktuara, por ka akoma masa të rëndësishme parandalimi.
Qendra i definon si të vaksinuar plotësisht njerëzit që kanë kaluar dy javë pasi kanë marrë dozën e dytë të vaksinës Moderna dhe Pfizer, ose dy javë pas dozës së vaksinës Johnson & Johnson.
Njerëzit të cilët janë vaksinuar janë të mbrojtur dhe ka gjithnjë e më shumë dëshmi se ata nuk përhapin COVID-19, por shkencëtarët ende po përpiqen të zbulojnë se sa zgjat mbrojtja pas vaksinimit.
Udhëzimet tregojnë se niveli i masave paraprake duhet të përcaktohet në përputhje me karakteristikat e personave të pavaksinuar që qëndrojnë të pambrojtur nga COVID-19.
CDC thotë se personat e vaksinuar plotësisht mund të:
- Të vizitoni persona të tjerë të vaksinuar në ambiente të mbyllura pa maska dhe distancë fizike
- Të qëndrojnë në ambiente të mbyllura me persona të pavaksinuar nga një shtëpi pa maska dhe distancë fizike, derisa ata persona të pavaksinuar kanë rrezik të ulët të zhvillimit të forme së rëndë të sëmundjes
- Të mos qëndrojnë në karantinë dhe të mos testohen nëse janë ekspozuar ndaj dikujt që është pozitiv me koronavirus dhe nuk ka simptoma të sëmundjes, por duhet të monitorojë simptomat për 14 ditë.
Sidoqoftë, personat që janë vaksinuar plotësisht duhet të marrin ende masa paraprake.
Udhëzimet tregojnë se personat e vaksinuar plotësisht duhet:
- Të mbajnë maskë dhe distancë fizike nga personat e pavaksinuar që kanë rrezik të lartë të zhvillimit të formës së rëndë të COVID-19 ose nëse personi i pavaksinuar ka anëtar të familjes me rrezik më të lartë.
- Të mbajnë maskë dhe të mbajnë distancë fizike kur vizitojnë persona të pavaksinuar nga më shumë familje.
Udhëzimet thonë se rreziku i infektimit në aktivitetet shoqërore siç është shkuarja në palestër ose restorant është më i ulët për të vaksinuarit plotësisht, por njerëzit duhet të marrin masa paraprake sepse rreziku i transmetimit në ato kushte është më i lartë, më i lartë edhe se numri i të pavaksinuarve.