Çfarë ndodh kur nuk marrim jod të mjaftueshëm?!

E rëndësishme është të konsumoni ushqimet e pasura me jod si: algat detare, prodhimet e detit, tuna, salmon, sardelet, vezët, kosin.

Si rezultat i mungesës së jodit mund të shfaqer hipotireoza (mungesa e sekretimit të hormoneve tiroide), gjendje e karakterizuar nga simptoma si lodhja, kujtesa e dobët, mërzia, kapsllëku dhe zvogëlimi i oreksit, shtim në peshë, lëkura e thatë, kolesterol i ngritur , tensioni i ulët i gjakut, çrregullimet e ciklit menstrual, goiter (rritja e gjëndrës tiroide). Prandaj është e rëndësishme të konsumohet ushqim i pasura me jod si: algat detare, prodhimet e detit, tuna, salmon, sardelet, vezët, jogurt.

Përndryshe, thuajse dy të tretat e jodit në organizëm gjenden në gjëndrën tiroide, kështu që ky mineral është i nevojshëm për funksionimin e duhur të këtij organi.

Gjëndra tiroide sekreton dy hormone: trijodotironinë (T3) dhe tiroksinë (T4), ndërsa  sekrecionet e këtyre dy hormoneve i rregullon hormoni TSH, hormon ky që prodhohet nga hipofiza. Hormonet T3 dhe T4 janë të rëndësishme për metabolizmin e proteinave, lipideve dhe karbohidrateve, ato janë të domosdoshme për zhvillimin e qelizave gri në trup, veçanërisht për qelizat e sistemit nervor.

Prandaj, në rastin e mangësis së jodit tek fëmijët, mund të ketë përqendrim dhe memorie të dobët, rritje dhe zhvillim të ngadalshëm fizik.