Çfarë ndodh me gripin dhe a përfundoi jashtëzakonisht herët sezoni? Cilat janë të dhënat derisa zgjasin masat ndaj KOVID-19?

Ja çfarë thonë ekspertët për arsyen e rënies së shkallës së gripit këtë vit.

Ekziston të paktën një viktimë e koronavirusit për të cilin askush nuk do të qajë, ndërsa gripi mund të marrë me qindra mijëra jetë në botë mbrenda vitit, ku i cili është i pranishëm në Evropë edhe këtë vit, por në një masë më të vogël për shkak të masave në luftën kundër COVID. 19

Gripi i hemisferës veriore zakonisht vret nga tetori deri në mes të majit, ndërsa në disa sezone vret më shumë njerëz sesa KOVID-19, edhe pse ende nuk ka një vaksinë për të.

Në dimrin e 2017/2018, gripi vrau 152.000 njerëz në Evropë. Deri dje, KOVID-19 vrau rreth 100.000 njerëz, por në një periudhë më të shkurtër kohore.

“Sezoni i gripit këtë vit mbaroi më herët se zakonisht, ndoshta për shkak të zbatimit të masave kundër përhapjes së SARS-CoV-2, të tilla si mbajtja e distancës fizike dhe mbajtja e maskave mbrojtëse”, theksoi Dr. Holger Rabenau, virolog në Klinikën Universitare të Frankfurtit.

Një rezultat i tillë është i mirëpritur, por rënia e sëmundjes mund të ngadalësojë suksesin e përgatitjes së vaksinave për gripin e sezonit të ardhshëm.

Laboratorët janë të mbingarkuar me hulumtime të sëmundjes KOVID-19 dhe kanë më pak mostra për gripin, që do të thotë “se mund të mos kenë pamje të plotë të virusit të gripit që ka qarkulluar në të kaluarën”, tha Dr. Passi Pentinen, ekspert i gripit nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Të dhëna të pamjaftueshme dhe vonesa në përpunimin e tyre mund të ndikojnë në cilësinë e vaksinës për sezonin e gripit 2012 në hemisferën jugore. Përbërja e vaksinës zakonisht caktohet në Shtator bazuar në mostrat e mbledhura në fillim të vitit.

“Kjo mund të jetë problem”, tha Dr. Pentinen, “pasiqë më pak informacione për mutacione të mundshme këtë vit zvogëlojnë shanset për mbledhjen e vaksinës më të efektshme të gripit që do të mbizotërojë vitin e ardhshëm”. Ky problem, shtoi ai, nuk ka gjasa të ndikojë në vaksinën për dimrin e ardhshëm në hemisferën veriore, pasi përbërja e saj u dakordua për në shkurt.

Cilat janë të dhënat në Maqedoni?

Sipas raportit të fundit të publikuar nga Instituti i Shëndetit Publik në vend, i cili është deri më 5 Prill, të sezonit 2019/2020, numri i përgjithshëm i rasteve të gripit / sëmundjeve të ngjashme me gripin është 33.042.

Gjatë javës së fundit (30.03-05.04), 90 raste të gripit / sëmundje të ngjashme me gripin u raportuan në Institut, që është një rënie prej 58.3% në krahasim me javën e mëhershme ku u regjistruan 216 persona. Numri i personave të raportuar në krahasim me të njëjtën, të ashtuquajturën javë e 14-të të sezonit të kaluar (283) është ulur me 68.2%, ndërsa krahasuar me javën e 14-të të epidemisë (modeluar nga 9 sezonet e fundit) kanë regjistruar një ulje prej 56.6%.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar – 20.754, ka një rritje të numrit të përgjithshëm të rasteve të raportuara me 57.1%, ndërsa në krahasim me modelin e 9 sezoneve të fundit (n = 25.047) ka një rritje prej 30.8%.

Gjatë sezonit janë raportuar gjithsej 3 vdekje që kanë të bëjnë me gripin.

KOMENT EPIDEMIOLOGJIK

Sidoqoftë, në komentin epidemiologjik të ekspertëve nga Instituti i Shëndetit Publik, thuhet se incidenca e regjistruar (numri i të infektuarve të një numri të caktuar të banorëve), nga gripi / sëmundjet e ngjashme me gripin zvogëlohet dhe është brenda aktivitetit jashtë-sezonal. Është regjistruar përhapja gjeografike lokale e veprimtarisë së virusit të gripit. Ne presim që tendenca të vazhdojë të bjerë deri në fund të sezonit.