Shkencëtarët me gjetjet e reja e vendosën sistemin imunitar në qendër të kontrollit të shtatzënisë. Në një studim publikuar kohëve të fundit nga një grup shkencëtarësh të Universitetit Stanford në Kaliforni, kanë zhvilluar një model sipas së cilit sillen qelizat imune të njeriut gjatë shtatzanisë normale.
Përkatësisht, deri më tani është konsideruar se procesi i funksionit të sistemit imunitar në shtatzëni është i ngjashëm me funksionin e imunitetit gjatë transplantimit të organeve. Për shkak të pranisë së qelizave të imunitetit të nënës në afërsi të vendit të implantimit të embrionit, u konstatua se imuniteti i nënës duhet të suprimohet gjatë shtatzënisë në mënyrë që të mos vijë deri te largimi i fetusit.
Sipas kësaj që u përmend, qelizat e imunitetit të nënës në afërsi të vendit të implantit, luftojnë së bashku me qelizat e huaja të cilat tentojnë të suprimojnë imunitetin e nënës. Nëse fitojnë qelizat embrionale, embrioni do të implantohet me sukses. Përndryshe, vjen deri te aborti spontan ose lindja e parakohshme.
Megjithatë, gjetjet e reja tregojnë se kjo teori nuk është e saktë. Në fakt është vërtetuar se, prania e qelizave imunitare të nënës nuk është reaksion i trupit të nënës ndaj një trupi të huaj, por një pjesë e domosdoshme për implantim të suksesshëm.
Gjithashtu, faktet e reja tregojnë se imuniteti i nënës dhe imuniteti i embrionit janë të ndërlidhura gjatë gjithë shtatzënisë, dhe pikërisht kjo është një nga pikat kyçe për shtatzani të suksesshme.
Gjatë implantimit, qelizat e embrionit kryejnë invazion aktiv në qafën e mitrës, dhe kështu vjen deri te reaksionet inflamatore në mitër, të ngjashme me reaksionet që shfaqen gjatë shërimit të plagëve. Nëse inflamacioni lëshohet në mitër, implantimi nuk do të mundet të kryhet me sukses, gjë që thekson rëndësinë e qelizave dhe molekulave inflamatore në këtë proces.
Gjendja inflamatore mbizotëron 12 javët e para të shtatzanisë, ndërsa në 15 javët e ardhshme derisa fetusi rritet dhe zhvillohet intenzivisht, mbizotërojnë gjendjet anti-inflamatore.
Disa qeliza të fetusit prodhojnë antigjene nga origjina e babait, të cilat në rrethana normale do të sulmojnë imunitetin e nënës si trup të huaj. Mirëpo, gjatë shtatzanisë ekzistojnë T-qelizat e veçanta, të cilat në mënyrë aktive i mbrojnë qelizat e fetusit dhe krijojnë mjedis anti-inflamator. Niveli i ulët i këtyre T-qelizave të veçanta lidhet me abortet spontane.
Pak para terminit të lindjes, në organizmin e nënës përsëri shfaqet gjendja inflamatore pa të cilën nuk mund të fillojë lindja. Mendohet se përgjigja jo adekuate imunitare mund të jetë fajtore për lindjen e parakohshme.