Çfarë ndodh me muskujt pas moshës 30 vjeçare?

Ndër të parat vuajnë eshtrat rreth gjurit, ndërsa tek femrat që kanë pasur një ose më shumë lindje, vjen deri te dobësimi i muskujve të pjesë së poshtme të legenit dhe muskujve të thellë të barkut, të cilat gjithashtu janë përgjegjëse për stabilitetin e pjesës së poshtme të shpinës.

Fermat që ju përmbahen dietave rigoroze dhe për shkak të vijës trupore janë në kufijtë e kequshqyerjes, kanë një rrezik më të lartë të humbjes së masës muskulore pas moshës 30 vjeçare. Joaktiviteti fizik e përshpejton këtë proces dyfish, por edhe plakja, lëndime të ndryshme… Përveç humbjes së muskujve që është e dukshme dhe që mund të forcohet me aktivitete të ndryshme sportive, paraqiten edhe çrregullime të qëndrimit dhe mbajtjes së trupit.

Ndër të parat vuajnë eshtrat rreth gjurit, ndërsa tek femrat që kanë pasur një ose më shumë lindje, vjen deri te dobësimi i muskujve të pjesë së poshtme të legenit dhe muskujve të thellë të barkut, të cilat gjithashtu janë përgjegjëse për stabilitetin e pjesës së poshtme të shpinës.

Me kalimin e kohës, dobësimi i këtyre muskujve çon në kontrollin e çrregulluar të legenit, qëndrimin e çrregulluar të trupit me lakim të theksuar të pjesës së poshtme të shpinës. Tek ky problem mund të ndikojnë edhe takat e larta. Qëndrimi i gabuar dhe dobësimi i muskujve mund të fillojë në moshën shkollore si pasojë e mbajtjes së çantave të rënda, të ulurit e gabuar në bankë, përdorimi i telefonave dhe të qëndruarit ulur para kompjuterit.

Procesi i dobësimit të stabilizuesve të muskujve që janë përgjegjës për mbajtjen e qëndrimit të duhur të trupit dhe stabiliteti i segmenteve të caktuara përparon gjatë gjithë jetës, pasiqë zakonet e këqija të mbajtjes së trupit adoptohen në moshën shkollore zakonisht pasqyrohen përmes aktiviteteve të ndryshme profesionale.

Mosbalancimi muskulor tek individët që kanë qëndrim të çrregulluar të trupit me kalimin e kohës çon në cilësinë e dobësuar të qëndrimit të segmenteve të caktuara.

Shembull i tillë është hernia diskale gjatë së cilës në shtyllën kurrizore në nivelin e dy rruazave dhe diskut me kalimin e kohës vjen në ndryshimet morfologjike dhe dëmtimet e atij segmenti.

Probleme të qëndrimit të çrregulluar dhe mosbalancimit të muskujve mund të kenë edhe meshkujt, zakonisht ata që merren me profesione të tilla si dentist, kirurg, shofer dhe frizer, por megjithatë problemet në pjesën e poshtme të shpinës janë më të zakonshme tek femrat.

Parandalimi përfshin aktivitete të përshtatshme fizike siç janë ushtrimet për korrigjimin e qëndrimit të çrregulluar të trupit. Ata janë të përshtatura individualisht për secilin individ pas analizimit të qëndrimit të trupit. Sinjal se muskujt humbasin masën dhe bëhen më të dobët, mund të jetë çdo dhimbje që ndodh gjatë lëvizjes ose pas një pozite të gjatë të qëndruarit të trupit. Tek femrat shembull për këtë proces është larja e flokëve që pasohet nga drejtimi i vështirësuar dhe i ngadalësuar i trupit, ose shfaqet dhimbje në qafë pas të qëndruarit gjatë para kompjuterit.