Shmangia e mishit dhe produkteve të qumështit tek procesi i të ushqyerit është bërë mjaftë popullor, kështu që në dhjetë vitet e fundit është vërejtur rritja e numrit të veganëve me 350%. Disa i kthehen kësaj mënyre të të ushqyerit për shkak të etikës, të tjerët për shkak të modës, dhe të tretët për arsye shëndetësore. Nutricionistët janë kompleks – nëse është mënyra e duhur e balancuar dhe e menduar mirë, ushqimi vegan mund të sjellë shumë përfitime. Dieta e ekuilibruar vegane me më pak kripë dhe ushqime të përpunuara, mund të çojë në rrezik të ulur të sëmundjeve të zemrës dhe diabetit. Kujdes duhet t’i kushtohet marrjes së hekurit, zinkut dhe kalciumit, pasi që ato futen më pak gjatë regjimit vegan.
Ja se çfarë ndodh me trupin gjatë një viti dietë vegane.
Pas disa ditëve
Nëse vendosni të bëheni vegan, së pari do të ndjeni fluks energjie e cila vjen nga shmangia e mishit dhe dominimi i një diete të bazuar në fruta, perime dhe fruta të thatë. Është e nevojshme që paraprakisht të mendoni për vaktet ushqimore, për të siguruar mirëmbajtjen konstante të nivelit të energjisë.
Pas disa javësh
Pas disa javëve të mos konsumimit të mishit, do të ndodhin ndryshime në zorrë, kryesisht për të mirë, megjithëse nuk përjashtohen as gazrat dhe fryrja, pasiqë dieta vegan përmban më shumë fibra dhe futje më të madhe të karbohidrateve të cilat fermentojnë në zorrë dhe mund të shkaktojnë irritim.
Disa muaj
Pas disa muajsh, lëkura juaj do të jetë më e pastër, por niveli i vitaminës D ndoshta do të bjerë, pasiqë ajo zakonisht gjendet tek mishi, peshku dhe produktet e qumështit. Kjo vitaminë është shumë e rëndësishme për kockat, dhëmbët, muskujt, ndërsa mungesa e vitaminës D shoqërohet me sëmundje të zemrës, migrenë, depresion. Rezervat ruhen në trup vetëm për dy muaj. Meqë trupi e prodhon atë falë diellit, nuk do të ishte keq që dietën vegane ta fillonit para përfundimit të dimrit.
Një vit
Kur t’i afroheni një viti, rezervat e vitaminës B12 ndoshta janë të harxhuara. Lodhja, gulçimi, ndjesi shpimi gjilpërash në duar dhe këmbë, kujtesa e dobët, janë disa nga simptomat që tregojnë se keni mungesë të vitaminës e cila gjendet vetëm në produktet shtazore. Prandaj është e rëndësishme që ta kompensoni, përndryshe të gjitha përfitimet për sistemin kardiovaskular do të zhduken.
Disa vite
Regjimi i gjatë vegan mund të lërë gjurmë në eshtra. Për 30%, veganët janë më të prirur që pësojnë frakturë të këmbës, sesa ata që hanë mish apo vegjetarianët, pasiqë futja e kalciumit është e rëndësishme i cili gjendet në brokoli dhe lakrën jeshile, megjithëse kalciumi i marrë në këtë formë është më i vështirë për t’u absorbuar.