ÇFARË NDODH NË TRUP GJATË TEMPERATURAVE TË LARTA: Pas këtyre 11 simptomave do të kuptoni nëse bëhet fjalë për sulm nga i nxehti

Sulmi nga i nxehti (hipertermia) është forma më e rëndë e çrregullimeve të trupit për shkak të ekspozimit të zgjatur dhe të tepruar ndaj nxehtësisë, si dhe mosfunksionimit të mekanizmave termorregullues. Shfaqet si përgjigje inflamatore sistematike e papritur e organizmit.

Temperaturat e larta të verës tashmë janë në dukje, ndërsa neve na presin edhe valë të tjera të të nxehtit. Prandaj është e rëndësishme që të përgatiteni dhe të njiheni me udhëzimet më të rëndësishme për mbrojtjen nga nxehtësia dhe të gjitha pasojat që mund të lënë valët e të nxehtit dhe veçanërisht nga goditja e nxehtësisë.

ÇFARË NDODH NË TRUP GJATË TEMPERATURAVE TË LARTA?

  • Enët e gjakut zgjerohen (vazodilatimi), gjë që ul presionin
  • Ndryshimet në presionin e gjakut mund të shkaktojnë dobësi dhe të fikët
  • Zemra rreh më shpejt, kështu që mund të ndodh atak në zemër
  • Vëllimi i qarkullimit zvogëlohet, ndërsa gjaku bëhet më i trashë, gjë që mund të shkaktojë trombozë
  • Me ftohjen e trupit, pra duke djersitur, trupi humbet lëngjet dhe elektrolitet, ndërsa djersitja intensive mund të shkaktojë ngërçe nga nxehtësia dhe rraskapitja.
  • Rrezatimi UV mund të shkaktojë sëmundje malinje në lëkurë (për shembull, melanoma)
  • Rrezatimi UV mund të shkaktojë zhvillimin e kataraktave në sy

SI TË SILLENI GJATË TEMPERATURAVE TË LARTA?

Gjatë vapës së madhe, pra gjatë muajve të verës, është e rëndësishme të jeni të kujdesshëm dhe të mbroni siç duhet shëndetin tuaj dhe të njerëzve të dashur. Duhet të merren masat e duhura si më poshtë:

  • Shmangni ekspozimin direkt në rrezet e diellit, veçanërisht midis orës 10 dhe 17 – kjo vlen veçanërisht për njerëzit me rrezik të lartë të goditjes nga nxehtësia
  • Shmangni daljet në pjesën më të nxehtë të ditës
  • Pini shumë lëngje, pra ujë pa gaz ose pije me pak kalori pa kafeinë, alkool dhe sheqer. Është e rëndësishme të pini lëngje rregullisht, jo vetëm kur keni etje
  • Vishni rroba të lehta dhe të lirshme me ngjyra të hapura dhe materiale natyrale. Mos harroni kapelat dhe syzet e diellit
  • Hani më shumë vakte të vogla të pasura me perime dhe fruta të freskëta
  • Bëni dush me ujë të vakët, por mund të vendosni edhe kompresa të ftohta
  • Nëse punoni ose stërviteni në ambient të hapur, bëni pushime të shpeshta në hije dhe pini më shumë lëngje – 1,5 filxhan çdo 30 minuta

Sulmi nga i nxehti (hipertermia) është forma më e rëndë e çrregullimeve të trupit për shkak të ekspozimit të zgjatur dhe të tepruar ndaj nxehtësisë, si dhe mosfunksionimit të mekanizmave termorregullues. Shfaqet si përgjigje inflamatore sistematike e papritur e organizmit.

Dallojmë dy forma të sulmit nga nxehtësia – klasike dhe sulmi nga nxehtësia i shkaktuar nga përpjekjet. Goditja klasike e nxehtësisë ndodh me ekspozimin e zgjatur ndaj nxehtësisë dhe ndodh kryesisht në muajt e verës, sidomos te të moshuarit, veçanërisht te ata me lëvizshmëri të kufizuar. Goditja e nxehtësisë e shkaktuar nga stresi është e zakonshme tek njerëzit e shëndetshëm dhe aktivë, veçanërisht në grupe të veçanta si atletët, punëtorët e ndërtimit ose punëtorët e tjerë në natyrë.

SIMPTOMAT E GODITJES NGA I NXEHTI:

  • Lëkura e kuqe dhe e nxehtë
  • Dhimbje koke
  • Marramendje
  • Ngërçet e muskujve
  • Nauze
  • Lodhje
  • Nervozizëm
  • Pulsi i përshpejtuar
  • Frymëmarrje e përshpejtuar
  • Të fikët
  • Temperatura e trupit mbi 40 gradë

KUSH ËSHTË MË I RREZIKUAR?

  • Të sëmurët kronik, veçanërisht ata që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare
  • Personat mbi 65 vjeç
  • Fëmijët
  • Punëtorët që punojnë në ambiente të hapura, atletët…