Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hani dy vezë në ditë?!

Çdo mëngjes një vezë i jep trupit forcë! Ndoshta më së miri është nëse janë dy dhe jo vetëm sepse janë të shijshme, por sepse kanë shumë dobi për trupin.

Çfarë përmbajnë vezët?

Shumë gjëra! Vitaminat A, D dhe E por edhe B12, riboflavin (B2) dhe folate. Gjithashtu përmbajnë minerale si jod, hekur, kalcium, zink dhe selen.

Vezët dhe kolesteroli

Ndoshta keni dëgjuar se vezët janë të këqija sepse përmbajnë kolesterol? Kjo nuk është e vërtetë! Ekziston një sasi e caktuar kolesteroli në vezë, por nuk është aq e tmershme, për shkak se nuk bëhet fjalë për kolesterol dëmtues që hyn në gjak, thonë ekspertët.

Dobësohuni me vezë

Hulumtimet tregojnë se mëngjesi i pasur me proteina ndihmon të dobësoheni. Sipas një hulumtimi, dieta me pak kalori në kombinim me konsumimin e rregull të vezëve mund t’ju ndihmojë që të dobësoheni dyfish më shpejt. Vezët ju mbajn të ngopur për një kohë të gjatë.

Vezët forcojnë imunitetin

Hulumtimet kanë treguar se konsumimi i vetëm dy vezë në ditë ndihmon në luftimin e inflamacioneve, viruseve dhe sëmundjeve të përgjithshme. Veza përmban 22 për qind të konsumit të rekomanduar ditor të selenit – element që e forcon imunitetin.

Kujtesë më të mirë

A keni dëgjuar për aminoacidin kolin? Ai vepron në sinjalet nervore të cilat na ndihmojnë t’i kujtojmë të gjitha imtësirat që ndodhin çdo ditë – dhe qendet në vezë.

Mrekulli për sytë

Luteina u ndihmon syve që të mbajnë shikimin e pastër dhe të mprehtë. Hulumtimet e reja kanë treguar se vezët e pulave janë të pasura me lutein. Përndryshe, sytë e prodhojnë vetë luteinën, ndërsa ai e mbron retinën nga dëmtimi.

E ulin depresionin

Vitamina D është e nevojshëm veçanërisht në periudhën e dimrit kur nuk ka diell edhe atë  në sasi më të mëdha. Për këtë mund të na ndihmojnë vezët. Përveç uljes së depresionit, vitamina D forcon eshtrat dhe dhëmbët. Vezët gjithashtu përmbajnë kalcium, i cili forcon eshtrat dhe parandalon shfaqjen e osteoporozës.

Janë të mira për gjakun

Vezë përmbajnë mjaft folate, lloj i caktuar i vitaminës B i cili është i nevojshëm për krijimin e qelizave të reja të kuqe të gjakut. Njerëzit të cilët nuk kanë folata të mjaftueshme vuajnë nga anemia.

E ngadalësojnë plakjen

Vezët përmbajnë aminoacide që ndihmojnë në ndërtimin dhe rigjenerimin e qelizave.

Zvogëlimi i rrezikut të sëmundjeve të zemrës

Shkencëtarët kanadezë kanë gjetur lidhshmëri midis konsumit të vezëve dhe rrezikut të zvogëluar të sëmundjeve kardiovaskulare, si dhe disa lloje të kancereve. Cili është sekreti? Vezët përmbajnë dy antioksidantë të rëndësishëm: triptofan dhe tirozinë.

I ndërtojnë muskujt

Shumica nga ata që duan muskujt të mëdhenj hanë më shumë vezë, dhe kjo ndodh për një arsye. Vezët janë të pasura me proteina të cilat janë thelbësore në rritjen e muskujve.

E mbrojnë lëkurën, flokët dhe trupin

Vezët përmbajnë shumë vitamin B dhe acide yndyrore omega-3. Ato ndihmojnë që të mbahen të shëndetshme lëkura, flokët dhe thonjtë.

Me siguri e dinit se vezët janë të mira për ju, por tani do të duhet t’i shihni me sy tjetër.