Çfarë nuk duhet të konsumoni asnjëherë në stomakun bosh?

Ajo që shumë kush nuk e di është se, përzgjedhja e gabuar e mëngjesit mund të dëmtojë trupin. Ja cilat janë artikujt ushqimorë që duhet të shmangni gjatë vaktit të parë:

Domatet 

Përndryshe domate janë super të shëndetshme dhe të shijshme. Janë të pasura me vitamina dhe antioksidantë. Megjithatë, nëse ato i konsumoni për mëngjes, atëherë në kombinim me acidin e lukthit mund të shkaktojë dhimbje në lukth.

Frutat agrume 

Limoni, portokalli, mandarinat dhe frutat agrume të tjera janë të pasura me vitaminë C. Megjithatë, acidi i tyre mund të sulmojë mukozën dhe të rezultojë në plagë në gojë, gjë që mund të jenë shumë të pakëndshme dhe të dhimbshme.

Ëmbëlsira me majë birre 

Maja e birrës, nëse përdoret veçanërisht në mëngjes, mund të irritojë lukthin dhe të shkaktojë fryrje dhe probleme me tretjen. Pra, në mëngjes, shmangni ëmbëlsirat dhe brumërat.

Tranguj

Në përgjithësi, perimet e freskëta duhet të shmangen si mëngjes. Trangujt, në veçanti, shkaktojnë aciditet dhe fryrje.

Jogurti

Jogurti përmban baktere të shumta të vlefshme të qumështit, të cilat janë të mrekullueshme për florën e zorrëve, por kur konsumohen në stomakun bosh, acidi i lukthit i vret bakteret e mira.