Çfarë nuk duhet të konsumoni në stomakun bosh: Ushqimi që lukthi e tret me vështirësi në mëngjes

Ruani lukthin nga mbingarkesat...

Disa artikuj ushqimor duhet të shmangen në mëngjes, sidomos pemët dhe perimet e freskëta, të cilat vështirë treten në fillim të ditës, as edhe jogurti nuk ia del që t’i “shtyjë” në zorrë. Edhe nëse nuk keni lukth të ndjeshëm ka ushqime që i bëjnë keq në mëngjes, pra kur është bosh, kështu që ato duhet të shmangen.

Midis tyre janë frutat dhe perimet e freskëta, të cilat edhe pse janë të pasura me vitamina dhe minerale, vështirë treten në fillim të ditës.

Jogurti, sado i shëndetshëm të jetë për shkak të baktereve të mira që përmban, nuk arrin t’i “shtyjë” ato në zorrë, sepse fillimisht vret acidin që e krijon lukthi bosh. Megjithatë, situata ndryshon nëse në të shtoni fruta të thatë, avokado ose disa lugë tërshërë në të.