Ekspertët theksojnë se omicron është shumë infektiv, ndërsa studimet paraprake sugjerojnë se kryesisht shkakton një formë më të butë dhe më të lehtë të COVID-19. Simptomat që tregojnë se një person është i infektuar me omicron përfshijnë ethet, dhimbje të fytit dhe një ndjenjë gërvishtjeje në fyt, dhimbje të forta trupi, djersitje gjatë natës, të vjella dhe humbje oreksi.
Dr. Angelik Koci shprehet se pacientët e infektuar me omikron nuk përjetojnë simptoma si humbje të nuhatjes dhe shijes, hundë të zëna dhe temperaturë shumë të lartë trupore.
Njohja e simptomave mund të ndihmojë në përcaktimin nëse një person është i infektuar me variantin delta ose omikron. Gjetjet e fundit kanë zbuluar dy simptomat më të zakonshme të raportuara nga pacientët e infektuar me omikron.
Sipas raportit të fundit, rrjedhja e hundëve dhe dhimbja e kokës janë dy simptomat kryesore të omicron që pacientët raportojnë më shumë.
Profesoresha e epidemiologjisë në Universitetin e Londrës, Irene Peterson, thekson se këto dy simptoma mund të jenë shenjë e një infeksioni tjetër, por duhet pasur parasysh se ato mund të tregojnë edhe infeksion me variantin omikron.
Deri më tani janë raportuar rreth 20 simptoma të omicron, ndërsa rrjedhja e hundës dhe dhimbja e kokës janë më shpesh të raportuara. Studimi zbuloi gjithashtu disa simptoma të tjera që janë më të zakonshme tek njerëzit e infektuar me omicron. Këto janë lodhja, teshtitja dhe dhimbjet e fytit.
Personat që i vërejnë në vetvete këto simptoma këshillohen të mos i injorojnë dhe të testohen, si dhe të izolohen derisa të marrin rezultatet nga testi i COVID-19.