Çfarë rreziku fshihet prapa gishtave të ftohtë të duarve dhe këmbëve?

Funksioni i ngadalësuar i gjëndrës tiroide shpie në ngadalësimin e metabolizmit, gjë që më tej mund të çojë në shuplaka dhe shputa të ftohta.

Shumë njerëz i mundojnë gishtat e ftohtë të duarve dhe këmbëve, ndërsa ky fenomen është më i zakonshëm tek femrat, i cili shpesh jo domosdoshmërisht do të thotë rrezik. Megjithatë, kjo mund të jetë edhe shenjë e ndonjë problemi serioz shëndetësor.

Sindromi i Raynaud

Ngushtimi i enëve të gjakut tek gishtat si rezultat i të ftohti ose stresit emocional. Për shkak të kësaj vjen deri te ndjenja e theksuar e ftohtësisë në gishta, të cilat nganjëherë mund edhe të mavijosen. Kjo gjë nuk shkakton probleme të mëdha shëndetësore, megjithatë, nëse diagnostikohet ky sindrom konsultoheni me një imunolog, meqë kjo sëmundje mund të jetë tregues i disa sëmundjeve autoimune.

Diabeti

Nëse, pavarësisht duarve të ftohta, nganjëherë në shuplakat e duarve dhe shputat ndjeni ndjesi shpimi gjilpërash – kjo mund të jetë shenja e parë e diabetit.

Gjëndra tiroide

Funksioni i ngadalësuar i gjëndrës tiroide shpie në ngadalësimin e metabolizmit, gjë që më tej mund të çojë në shuplaka dhe shputa të ftohta.

Anemia

Përveç gishtërinjve të ftohtë, shpesh ndjeheni të lodhur, keni dhimbje koke dhe jeni të rraskapitur – në rast se po përjetoni këto gjëra, atëherë është koha që të kontrolloni pasqyrën e gjakut, pasiqë mund të keni mungesë të gjakut.

Stresi

Edhe stresi mund të jetë shkak i duarve dhe këmbëve të ftohta. Stresi e rrit adrenalinën, e cila i ngushton enët e gjakut dhe e dobëson qarkullimin, kështu që duart dhe këmbët janë të ftohta.