Freskojeni shtëpinë, shmangni nxehtësinë dhe pini mjaftueshëm lëngje. Por çfarë është akoma me e rëndësishme që të dini gjatë temperaturave të larta?
Nëse ju ose dikush rreth jush nuk ndihet mirë:
- Kërkoni ndihmë nëse keni marramendje, dobësi, pafuqi, siklet ose keni shumë etje dhe keni dhimbje të forta koke, sa më parë shkoni në një dhomë të freskët dhe matni temperaturën;
- Pini një gotë ujë ose lëng frutash për të kompenzuar lëngjet;
- Qetësohuni dhe shtrihuni në një dhomë të freskët nëse keni ngërçe të dhimbshme, zakonisht në këmbë, duar ose stomak që janë shfaqur pas një pune që është kryer në kohë të nxehtë. Në rast se ngërçet janë të pranishme më gjatë se një orë, nevojitet kujdes mjekësor;
-
Konsultohuni me mjekun në rast të problemeve të tjera ose nëse simptomat e përshkruara zgjasin për një kohë më të gjatë.
Nëse një anëtar i familjes ose një person të cilin po e ndihmoni ka lëkurë të nxehtë, të thatë ose flet pakuptim, dhe është i shqetësuar, ka ngërçe dhe / ose është i pavetëdijshëm, telefononi menjëherë urgjencën.
- Derisa prisni mjekun/ndihmën e shpejtë, personin vendoseni në një dhomë të freskët në pozitë horizontale, ngrini këmbët dhe ijet, hiqni rrobat dhe filloni me ftohje të jashtme, siç janë fashat e ftohta në qafë, sqetullat dhe ijet me ventilator dhe lagështimin e lëkurës me ujë të temperaturës prej 25 deri në 30 gradë.
- Matni temperaturën e trupit. Freskojeni personin derisa temperatura e trupit të bjerë nën 38 gradë. Mos jepni ilaçe sipas dëshirës tuaj. Personin pa ndjenja, vendoseni në një pozitë të shtrirë anësh.