ÇFARË THONË EKSPERTËT PËR MUTACIONIN MË TË RI TË KORONAVIRUSIT: Njerëzit po i krahasojnë simptomat e variantit BA.5 me meningitin

Këtë verë, nënvarianti i omicron BA.5 është dominues si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe në Britaninë e Madhe, ku vlerësohet se deri në 70% e të infektuarve janë pozitivë me këtë mutacion të veçantë të koronavirusit.

Është më lehtë për t’u infektuar me nënvarianti BA.5, sesa me variantet e tjera të COVID, pjesërisht sepse shmang përgjigjen e sistemit imunitar në krahasim me variantet e tjera me të cilat bota është përballur deri më tani. Kjo do të thotë se është më e lehtë të infektohesh me këtë nënvariant disa herë, vetëm disa javë ose muaj pas ekspozimit fillestar.

Dr. Claire Taylor, mjeke e përgjithshme në Britaninë e Madhe thotë se e gjithë familja e saj së fundmi u infektua nga koronavirusi dy herë në hapësirën prej vetëm 12 javësh. Taylor dyshon se nënvarianti BA.5 është përgjegjës për infeksionin e dytë.

“Madje edhe unë u befasova kur u infektuam sërish kaq shpejt”, shpjegon ajo dhe shton se pas infeksionit të dytë, djali i saj nëntëvjeçar u ankua për dhimbje dhe ngurtësi në qafë dhe se kishte temperaturë 39 gradë. “Mendimi im i parë ishte për meningitin”, thotë Dr. Taylor.

Por ndërsa është e vërtetë – në përgjithësi – BA.5 po bëhet gjithnjë e më shumë i ndryshëm nga omikroni që jemi mësuar të njohim gjatë dimrit, ai ende nuk është një virus krejtësisht i ndryshëm dhe nuk është si meningiti.

Shumë simptoma të infeksionit me koronavirus janë ende të ngjashme me ato të fillimit të vitit. Ekspertët e sëmundjeve infektive dhe afatgjatë të COVID-19 thonë se simptomat që vijnë me omikronin e nënvariantit BA.5 zakonisht nuk janë të krahasueshme me meningitin.

Ndryshe nga COVID, meningiti përfshin temperatura shumë më të larta, ndjeshmëri ndaj dritës dhe ngurtësim të qafës.

Meningiti është ënjtje e membranave rreth trurit dhe palcës kurrizore, e shkaktuar nga infeksione të rënda bakteriale ose virale.

Dr. Julian Burns, specialist i sëmundjeve infektive pediatrike në San Francisko, thotë se simptomat që nënvarianti BA.5 ka parë te pacientët deri më tani janë të ngjashme me ato që janë parë me nënvariantet e tjera të omicron. As ajo dhe as kolegët e saj nuk vunë re rritje të numrit të pacientëve që vuanin nga COVID-19 të cilët ankoheshin për mpirje të qafës.

“Dhimbja e fytit, rraskapitja, rrjedhja e hundëve, kolla dhe dhimbjet e kokës janë simptomat më të zakonshme të COVID që kam parë te pacientët gjatë verës. Mund të keni mialgji, domethënë dhimbje muskulore, por kjo nuk lidhet aq shumë me zonën e qafës, por me të gjithë trupin”, thotë Dr.Burns.

Ajo nuk vuri re simptoma të meningitit as tek fëmijët që vuanin nga COVID-19. Një simptomë dallohet si karakteristikë e nënvariantit BA.5 tek fëmijët, që janë shqetësimet gastrointestinale, nga të cilat ata vuajnë më shumë se të rriturit e infektuar me koronavirus.

“Diarre, të vjella, dhimbje stomaku, humbje oreksi – të gjitha këto mund të jenë simptoma të COVID tek fëmijët”, thotë Dr. Burns.

Lodhja si pasojë e meningitit është shumë e ndryshme nga mosfunksionimet njohëse të shkaktuara nga COVID-19, shpjegojnë mjekët.

Dr. Bruce Peterson, i cili trajton pacientët me COVID-19 afatgjatë, pajtohet me këtë pikëpamje.

“Për mua simptoma kryesore e meningitit është temperatura shumë e lartë”, thotë ai dhe shton se pacientët me meningit janë më shpesh të lodhur dhe të rraskapitur, ndërsa ata me COVID vuajnë më shumë nga mosfunksionimi kognitiv.

Dr. Burns shton se fëmijët me meningit “thjesht duan të shtrihen në shtrat dhe nuk mund të lëvizin” dhe janë shumë nervozë. Ata mund të jenë të ndjeshëm ndaj dritës, si dhe të kenë në temperaturë shumë të lartë që është e vështirë për t’u ulur – 38 ose më shumë gradë për disa ditë rresht.