Çfarë tregon numri K dhe pse do të jetë kyç për valën e dytë të koronavirusit?

Çdo i infektuar me COVID-19 nuk infekton numër të njëjtë të njerëzve të tjerë, dhe të kuptuarit se pse ky është rasti mund të ndihmojë në heqjen e kufizimeve të caktuara, sidomos kur të shfaqet vala e dytë e koronavirusit, thonë ekspertët.

Përderisa vala e parë akoma nuk ka përfunduar në disa vende, shkencëtarët në mbarë botën po përgatiten për një valë të dytë të mundshme të koronavirusit, i cili mund të shfaqet në vjeshtë.

E gjithë përvoja e fituar në luftën kundër epidemisë së koronavirusit do të përpiqet të aplikohet në valën e dytë të mundshme, ndërsa qëllimi është shmangia e izolimit të plotë. Shkencëtarët pohojnë se përveç numrit R, kyç do të jetë edhe numri K, i cili tregon shkallën e përhapjes së virusit në grupe të caktuara të quajtur super-shpërndarësit e COVID-19.

Derisa numri P tregon sa njerëz mund të infektohen, numri K tregon se sa shpejt sëmundja është përhapur në grupime të caktuara, domethënë gjatë ngjarjeve në të cilat grumbullohen shumë njerëz.

NUMRI K

“Grumbullimi nënkupton përhapjen e sëmundjes në grupe më të vogla, ndërsa numri K flet se sa njerëz janë përgjegjës për përqindje të caktuar të infeksionit”, shpjegon epidemiologu Dr. Branko Kolariq nga Instituti i Shëndetit Publik në Zagreb.

Ai shton se COVID-19 nuk po përhapet në mënyrë të njëtrajtshme. Në disa raste, për shembull, kur ka shumë njerëz në të njëjtin vend që flasin me zë të lartë, bërtasin ose këndojnë, por në të njëjtën kohë është ftohtë, koronavirusi do të përhapet më shpejt.

Në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, thonë se një në 10 të infektuar është super-shpërndarës, domethënë koronavirusi përhapet shumë lehtë.

Ekspertët tregojnë se rreth 80 përqind e të gjitha rasteve të COVID-19 janë shkaktuar nga vetëm 10 përqind e pacientëve. Kur ata të gjenden në një grup të madh në një ngjarje apo koncert sportiv, është e sigurt që do të infektohen shumë individ. Rreziku është më i madh në ambientet e mbyllura, edhe atë deri në 19 herë.

Prandaj, shkencëtarët besojnë se në valën e dytë do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme të ndiqni mega-ngjarjet. Ekspertët rekomandojnë të shmangni turmat dhe tubimet masive deri sa të gjendet një vaksinë dhe të fitohet imuniteti kolektiv. Sipas simulimeve kompjuterike, është mirë që të kufizoni kontaktet me ato të përditshme, siç janë shtëpia, puna, kopshtet…