ÇFARË U JAPIN NËNAT FËMIJËVE KUR KANË KOLLË: Gjërat që çdo kush i ka në shtëpi, ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të zakonshme

Nënat zbulojnë se me çfarë u ndihmojnë fëmijëve të tyre kur kanë kollë!

Kolla shpesh shfaqet tek fëmijët si simptomë e infeksioneve të ndryshme respiratore. Është gjithmonë më mirë ta çoni fëmijën tuaj te mjeku që gjërat të mos ndërlikohen dhe nënat zbulojnë gjërat që ne të gjithë i kemi në shtëpi dhe mund të ndihmojmë fëmijën në lehtësimin e menjëhershëm të kollës – jo shërimin.

UJI

Është mirë që fëmijës që kollitet t’i jepet të pijë shumë ujë, sepse lëngu hollon sekrecionin, i cili më pas nxirret më lehtë jashtë. Gjithashtu, uji mund të ndihmojë nëse kolla shkaktohet nga ajri i thatë në dhomë, gjë që ndodh shpesh gjatë dimrit për shkak të ngrohjes.

CAJI I NXEHTË

Çaji i nxehtë mund të qetësojë menjëherë fytin e irrituar dhe në të njëjtën kohë edhe lehtëson dhimbjet.

LIMONI

Limonada sigurisht ka një efekt të mirë në imunitetin e fëmijëve dhe marrja e lëngjeve hollon sekretimin në fyt, kështu që fëmija do të përfitojë dy herë nga kjo pije.

UJË I KRIPUR

Uji i kripur mund të lehtësojë simptomat e ftohjes dhe infeksioneve të frymëmarrjes, si kolla, hundët e zëna dhe dhimbjet e fytit. Është e vërtetë, fëmijëve nuk u pëlqen të vendosin në hundë ujë me krip…

AVULLI

Thithja e avullit, ose siç quhet shpesh në opinion, avullimi, do të lehtëson frymëmarrjen dhe në këtë mënyrë lehtëson edhe kollën. Ju mund të lëshoni ujë të nxehtë në banjë për të avulluar hapësirën, ose mund të arrini të njëjtin efekt duke vendosur kokën mbi një tas me ujë të nxehtë ose çaj.

MJALTI

Mjalti gjithashtu mund të ndihmojë në lehtësimin e kollës, por mbani në mend se nuk rekomandohet për fëmijët nën një vjeç. Fëmijët deri në pesë vjeç mund të marrin gjysmë lugë çaji për lehtësimin e kollës, nga gjashtë deri në 11 vjeç mjafton një lugë çaji, ndërsa fëmijët më të mëdhenj mund të marrin dy lugë çaji gjatë gjithë ditës.