ÇFARË ZBULON VIZATIMI I FËMIJËS PËR PSIQIKËN E TIJ:Nëse vëreni këto katër gjëra, është e domosdoshme të bisedoni me një psikolog

Çfarë tregonë vizatimi i një fëmije për atë se si ndihet dhe çka mendon-psikologët vlerësojnë se është e rëndësishme ti kushtoni vëmendje këtyre mesazheve dhe ja çfarë mund t'ju shqetësojë.

Shumë ekspertë pajtohen se vizatimi ka një efekt pozitiv në zhvillimin e fëmijëve, aftësitë motorike, imagjinatën, të menduarit, por çfarë shohim ne si të rritur në këto vizatime? Kur një fëmijë i’a tregon prinditërit një vizatim, ne shpesh themi “sa bukur” dhe vazhdojmë. Por psikologët vlerësojnë se vizatimet e tilla mund të kenë mesazhe të rëndësishme që lidhen me fëmijën tuaj, për mënyrën se si ai ndihen dhenjëkohësisht edhe më shumë me ta.

Nëse fëmija ndihet rehat në shtëpi, ai do të vizatojë veten me familjen, zakonisht në qendër, midis mamit dhe babit ose pranë vëllait dhe motrës. Është e nevojshme t’i kushtohet vëmendje shprehjeve të fytyrës që vizaton artisti i ri – fytyrat e trishtuara, të zemëruara ose të gëzuara gjithashtu mund të tregojnë shumë për atmosferën në shtëpi dhe mënyrën se si ndihet fëmija në të. Fëmijët kryesisht fillojnë të vizatojnë forma të ndryshme si linja të drejta, por në moshën pesëvjeçare ata zakonisht janë në gjendje të vizatojnë figura të njohura, kryesisht trupa ose fytyra njerëzore, lule, shtëpi, kafshë etj.

Deri në moshën shtatë vjeçare, ka një rritje në zhvillimin e aftësisë për të vizatuar. Shumë detaje shfaqen në vizatime, rrobat shfaqen tek njerëzit, fotografitë e kafshëve bëhen më të detajuara. Fëmijët jo vetëm që vizatojnë atë që i rrethon, por tregojnë njohuritë e tyre në vizatime, si dhe atë që fshihet në botën e imagjinatës së tyre.

Nëse nuk e kuptoni se çfarë tregohet në vizatimin e fëmijës tuaj, sigurohuni që ta pyesni për këtë. Fëmijëve zakonisht u pëlqen të flasin për atë që kanë vizatuar dhe sqarojnë gjatë e mirë, gjë që vetëm se stimulon imagjinatën dhe prirjet e tyre artistike, kështu që ju inkurajoni komunikimin e ndërsjellë, i’a bëni me dije fëmijës se ju intereson ajo që i pëlqen, për atë që mendon, etj. Jini të përgatitur për të mësuar shumë gjëra të reja në këtë mënyrë, për atë që fëmija juaj ka në kokën e tij dhe rrethin që e rrethon.

Cilat vizatime mund të shkaktojnë shqetësime dhe njëkohësisht tregojnë se ju duhet të caktoni një takim me një psikolog?

  1. Nëse në fotot e fëmijës shfaqen vazhdimisht përbindësha të frikshëm, zjarr, shpërthime, njerëz të frikshëm dhe me shprehje të liga madje edhe “gjërat më të këqija se këto”.
  2. Nëse fëmija shfaqet gjithmonë si shumë i vogël në krahasim me gjithçka tjetër që vizatohet në foto.
  3. Nëse fëmija përdor vazhdimisht vetëm ngjyra “agresive” në vizatimet e tij, si të zeza apo të kuqe.
  4. Kushtojini vëmendje mënyrës sesi fëmija përshkruan figurat njerëzore. Nëse gjymtyrët nuk janë gjithmonë aty ku duhet, kjo mund të jetë një shenjë se është e rëndësishme të flisni me një psikolog.

Sidoqoftë, është e rëndësishme të mos vini në përfundime të nxituara, por pyesni fëmijën se çfarë vizatoi. Ndoshta disa nga gjërat që ai vizaton dhe që ju duken juve të frikshme janë në të vërtetë simbole nga një histori apo filmi vizatimor. Është e rëndësishme të flisni me të për atë se si ndihet, cila përmbajtje nuk është e mirë dhe cila po. Nëse motive të tmerrshme dhe të pakëndshme përsëriten shpesh në vizatimet e tyre, është e nevojshme të bëni një konsultë me një psikolog.

Përktheu dhe përshtati: S.N