Në shtatzëni nuk ka cikël menstrual. Mund të shfaqet hemoragjia vaginale, e cila quhet pikërisht ashtu – hemoragji vaginale e cila nuk ka të bëj me ciklin menstrual dhe duhet marrë seriozisht.
Në shtatzaninë e hershme, pothuajse gjysma e grave shtatzëna përjetojnë gjakderdhje vaginale, e cila në shumicën e rasteve nuk paraqet ndonjë problem. Por, se sa serioz është do të kuptohet vetëm pas ekzaminimit gjinekologjik.
Në shtatzaninë e mëvonshme, gjakderdhja vaginale shpesh është serioze dhe e bën të mundur rrezikimin e fetusit ose gruas shtatzëne dhe duhet të merret shumë seriozisht dhe të trajtohet.
Gjakderdhja vaginale gjatë shtatzanisë së hershme mund të ndodhë gjatë ciklit të pritshëm të menstruacioneve, prandaj interpretohet si cikël nga çka shtatzania nuk vihet re.
Ndonjëherë mund të zgjasë për aq kohë sa zgjat edhe cikli i rregullt menstrual, ndërsa edhe në sasi mund të korrespondojë me periudhën menstruale. Nëse shtatzënia është e dëshiruar, atëherë nuk paraqet problem nëse shtatzënia nuk vihet re në javët e para. Por, nëse është një shtatzani e padëshiruar dhe duhet të ndërpritet, atëherë është mjaft e rëndësishme të bëhet dallimi midis gjakderdhjes vaginale në shtatzani dhe ciklit menstrual, për shkak të kornizave ligjor në të cilat lejohet ndërprerja e shtatzanisë.
Gjakderdhja vaginale në shtatzaninë (e hershme) domosdoshmërisht kërkon ekzaminimin e gjinekologut dhe sjellje të përshtatshme. Ndonjëherë kjo do të thotë pushim, rekomandim i mundshëm për marrjen e barnave të caktuara, ndërsa nganjëherë është e mundur të rekomandohet pushimi në spital dhe trajtimi parenteral. Ndonjëherë kjo mund të nënkuptojë shtatzaninë patologjike e cila kërkohet të përfundojë menjëherë, urgjentisht (në rast të një kërcënim të qartë për gruan shtatzënë) ose brenda disa ditëve.
Gjatë shfaqjes së gjakderdhjes vaginale në shtatzani, nuk duhet të përdoren tampona ose gota menstruale, për të ndaluar ciklin nuk duhet të merren kontraceptivë hormonal (pasi që nuk bëhet fjalë për cikël)…
Ajo çka është e rëndësishme të theksohet është se pas çdo marrëdhënie seksuale të pambrojtur, pavarësisht nëse pas saj vjen cikli menstrual, duhet të bëhet testi i shtatzanisë në shtëpi, me qëllim që të mos veprohet në mënyrë të pa rregullt pa dashje ose pa dijeni, ndërsa në disa situata të humbet koha e çmuar.