CILA ËSHTË TANI SHENJA KRYESORE E INFEKSIONIT ME KORONA: 20 simptomat kryesore të Covid-it

Simptoma kryesore që mund të tregojë COVID-19 është dhimbja e fytit, sipas të dhënave të mbledhura nga 17 500 njerëz që thanë se rezultuan pozitivë me COVID-19 këtë javë.

Simptoma kryesore që mund të tregojë COVID-19 është dhimbja e fytit, sipas të dhënave të mbledhura nga 17 500 njerëz që thanë se rezultuan pozitivë për COVID-19 këtë javë.

Pas dhimbjes së fytit, më të shpeshta janë dhimbja e kokës, hundët e zëna dhe kolla. Temperatura e lartë ose ethet, si dhe humbja e ndjenjës së nuhatjes ose shijes, tani janë më pak të zakonshme tek të sëmurët.

Zëri i ngjirur, teshtitja, lodhja, dhimbjet e muskujve dhe marramendja shfaqen në një përqindje pak më të lartë.

20 simptomat kryesore të Covid-it, sipas të dhënave të studimit të Zoe App, janë: dhimbje të fytit (58 përqind), dhimbje koke (49 përqind), hundë të zëna (40 përqind), kollë pa sekrecione (40 përqind), rrjedhja e hundëve (40 përqind), kollë me sekrecione (37 përqind), zë i ngjirur (35 përqind), teshtitje (32 përqind), lodhje (27 përqind), dhimbje muskujsh (25 përqind), marramendje (18 përqind), gjëndra të ënjtura të qafës (15 përqind), dhimbje në sy (14 përqind), ndryshime në shqisën e nuhatjes (13 përqind), shtrëngim në gjoks (13 përqind), temperaturë të lartë (13 përqind), ethe (12 përqind), gulçim (11 përqind), dhimbje veshi (11 përqind) dhe humbja e nuhatjes (10 përqind).

Kjo frekuencë simptomash tek të infektuarit përkon me gjetjet e studiuesve të tjerë.

Si pjesë e studimit React-1, shkencëtarët dërguan teste në shtëpi për 150 000 njerëz të zgjedhur rastësisht në të gjithë Anglinë çdo muaj dhe gjetjet e tyre i ndihmuan ata të zbulonin se si simptomat e Covid kanë ndryshuar që nga fillimi i pandemisë dhe si po evoluon pandemia.

Shkencëtarët besojnë se kjo mund të tregojë se si virusi ndryshon dhe ndëron formën me kalimin e kohës. Që nga fillimi i pandemisë janë shfaqur disa variante, më i fundit është Omicron me nënvariantet e tij.

Studimi React-1 tregon se humbja e nuhatjes dhe shijes ndodh shumë më rrallë në këtë variant, megjithëse kjo ishte një nga simptomat mbizotëruese në variantin origjinal të Wuhan.