Psikologu i klinik Naden van der Linden zbulon karakteristikat e prindërve që i i rrisin fëmijët dhe i edukojnë në mënyrë të mirë. Siç shpjegon eksperti, pothuajse të gjithë prindërit e shkëlqyer kanë dy karakteristika që garantojnë se një ditë fëmija i tyre do të rritet dhe do të bëhet një person i sjellshëm dhe i lumtur.
Ata nuk janë të prirur për kritika
Siç shpjegon psikologia, prindërit e shkëlqyer nuk e kritikojnë kurrë fëmijën e tyre për zgjedhjet, interesat apo sjelljen e tij. Në vend të kësaj, në mënyrë të qetë dhe me shembullin e tyre, ata u tregojnë atyre se si duhet të sillet fëmija. Hulumtimet kanë treguar se kritikat e tepërta ndaj një fëmije mund të çojnë në pasoja negative për shëndetin e tij mendor dhe fëmijët që rriten me prindër të tillë janë më të prirur ndaj ankthit, depresionit dhe tërheqjes.
Inkurajojnë interesat dhe idetë e fëmijës
Para lindjes së fëmijës shumë prindër kanë plane dhe ide të caktuara për të, por realiteti është pak më ndryshe. Duke marrë parasysh që fëmija është një person me idetë dhe interesat e tij, një psikolog zbulon se karakteristikë e prindërve të shkëlqyer është inkurajimi i tyre.
“Kur nuk i mbështesim dëshirat dhe interesat e fëmijës, por e detyrojmë të bëjë disa gjëra që ai qartësisht nuk i dëshiron, kjo mund të sjellë pasoja të dëmshme. Domethënë, fëmijët në atë rast shpesh ndihen të pasuksesshëm, nën presion të madh dhe janë të prirur që t’i shmangin plotësisht disa aktivitete që kanë qenë interesante për ta”, shpjegon ajo.
Përktheu dhe përshtati:S.N