Cilat gënjeshtra mund t’ia bëjnë jetën më të lehtë prindërve (dhe fëmijëve), shpjegojnë psikologët

"Gënjeshtra nuk është një shenjë e prindërimit të keq. Ne themi gënjeshtra të bardha mesatarisht 34 herë në ditë," thotë psikologia e fëmijëve Alison MekKlimont për “The Sun”.

Edhe pse prindërit mund të mendojnë se gënjimi i fëmijëve është i gabuar, një psikolog I fëmijëve beson se ndonjëherë kjo nuk është një ide e keqe. Deri sa ne i mësojmë fëmijët të mos gënjejnë kurrë dhe I porosisim ata që të mos gënjejnë, gënjeshtrat e bardha të pafajshme mund ta bëjnë jetën më të lehtë herë pas here.

“Gënjeshtra nuk është shenjë e prindërimit të keq. Ne themi gënjeshtra të bardha mesatarisht 34 herë në ditë”, tha psikologia e fëmijëve Alison MkKlimont për “The Sun”.

Sipas MkKlimont, ne mund të përdorim gënjeshtra të bardha për ta bërë fëmijën tonë të ndihet i rëndësishëm. Kështu ajo sugjeron të themi se çdo vepër arti që ata prodhojnë është e mahnitshme.

 “Jo çdo vizatim mund të përfundojë i ngjitur në derën e frigoriferit, por është e rëndësishme që fëmijëve t’ua bëjmë me dije se kanë krijuar një kryevepër. Arti është një përpjekje pozitive, e vlefshme dhe duhet të festohet gjithmonë. Zhvillimi i kreativitetit inkurajon vetëbesimin, imagjinatën dhe shprehjen”, shpjegon ajo.

Gënjeshtrën e dytë ia rekomandon çdo prindi, fëmijët e të cilëve nuk shkojnë të flenë lehtë.

“Lehtësojani vetes dhe thuaji se edhe ti do të shkosh në shtrat”. Fëmija juaj mund të jetë më i prirë të shkojë në shtrat për shkak të kësaj, në vend që të shqetësohet për mungesën e diçkaje nëse të gjithë të tjerët janë ende zgjuar”, shpjegon psikologia e fëmijëve.

Për të inkurajuar fëmijët më të vegjël që të largohen nga ekranet, sipas MkKlimont, prindërit mund t’u thonë fëmijëve se të luash lojëra ose të shikosh TV pas orës 20:00 është e ndaluar.