Disa çajra bimorë paraqesin mjet ndihmës të shkëlqyeshëm për të lehtësuar problemet me tretjen si nauzen, acidet, tretjen e ngadaltë, kapsllëkun etj. Këto çajra janë:
Çaji i nenexhikut – stimulon tretjen dhe ndihmon gjatë të përzierave, ndërsa hulumtimet kanë treguar që kapsulat e vajit të nenexhikut lehtësojnë simptomat e zorrës së trashë të irrituar.
Çaji nga kamomili – ndihmon gjatë tretjes së dobët, acidin e tepërt në lukth, gastritin dhe të përzierat. Gjithashtu vepron si qetësues dhe lehtëson zbrazjen e zorrëve.
Çaji i anasonit – lehtëson fryrjen e stomakut dhe gazrat tek zorrët, ndihmon gjatë kapsllëkut dhe ndihmon në parandalimin e ulçerës së stomakut.
Çaji i zi – përmban tearubiginë, përbërës që ndihmojnë tretjen e dobët dhe teaflavinë që mbrojnë nga ulçerat e stomakut.
Çaji prej xhenxhefili – falë përbërësve të shumtë aktivë xhenxhefili ndihmon gjatë tretjes së dobët, të përzierave, ngërçeve dhe gazrave te zorrët.