CILAT JANË PASOJAT: Prindërimi i rreptë mund të jetë i dëmshëm për një fëmijë

Siç shpjegojnë psikologët, fëmijët që rriten me prindër të rreptë shpesh janë nën presion të vazhdueshëm për të bërë gjithçka siç duhet dhe kanë frikë nga dështimi.

Në përpjekje për të rritur fëmijë të suksesshëm dhe të gjithë anshëm, shumë prindër bazohen tek një stil apo princip të rreptë i prindërimit. Hulumtimet kanë treguar se përkëdhelja e tepruar është e keqe për fëmijët dhe prindërimi i tillë ka pasoja të shumta në shëndetit mendor dhe fizik të fëmijëve. Siç raporton Times of India, ka disa pasoja të mundshme negative të këtij lloji të edukimit.

Njëra nga këto pasoja është stresi. Siç shpjegojnë psikologët, fëmijët që rriten me prindër të rreptë shpesh janë nën presion të vazhdueshëm për të bërë gjithçka siç duhet dhe kanë frikë nga dështimi. Për shkak të kësaj, ata shpesh mund të stresohen, të ngarkuar nga pritshmëritë e prindërve, të cilat në shumicën e rasteve nuk janë as reale dhe as të arsyeshme.

Fëmijët të cilët kanë prindër të rreptë, tërheqja dhe prirja për depresion janë gjithashtu të zakonshme. Gjegjësisht, hulumtimi ka treguar se fëmijët, prindërit e të cilëve kanë pritshmëri të mëdha, shpesh shmangin shoqërimin me bashkëmoshatarët e tyre, janë të pasigurt dhe më të pirur ndaj humorit të keq dhe kanë rrezik më të lartë të zhvillimit të depresionit dhe ankthit.

Përktheu dhe përshtati:S.N